02,07,2025

Nesër s’do të ketë rrymë në disa qytete të Kosovës

Must Read

largea_rryma1404141677

KEDS-i ka njoftuar se nesër do të ketë shkyçje nga furnizimi me energji elektrike. Shkyçja bëhet për shkak të montimit të ormanit te konsumatori 6/6-NTP STINA dhe pa rrymë do të mbesin disa pjesë të komunës së Ferizajt, Prishtinës, Prizrenit, Pejës e Gjilanit dhe Ferizajt.
1.

Më 06.04.2016 NS 110/6 KV Hani i Elezit do të shkyçet:

Dalja 6kV Glloboqicë (42000002) nga ora 12:00 deri në orën 16:00
Gjatë kësaj kohe pa energji elektrike do të mbesin: Lagjja e re, Lagjja Maliq, lagjja Brav, pjesa nën hekurudhë, Sheqishta, Kriveniku, Rezhanci, Huneli, Hasallart, Goranca, IPKO, VALA, Glloboçica, Lumajt, Kodralia, Dogana-Policia, Gurthysi Muhametit, Fabrika Suxhukut Uka.

Arsyeja e shkyçjes: realizimi i punimeve për projektin Big Costumers.

2.

Më 06.04.2016 NS 35/10 kV Ferizaj 3 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Gaçka (40042002) prej orës 09:00 deri në orën 09:30 dhe nga ora 16:00 deri në orën 16:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbeten: Greme, Gaqka, Burniku, Izhanci, Kashtanjeva, Semaja, Bainca, Prushaj, Sllatina.

Ndërsa fshatrat: Sllatine, Semaje, Burnik dhe Nizhans do të mbesin pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 16:30.

Arsyeja e shkyçjes: montimi i ndarësit, konzollave në rrjetin ekzistues dhe të ri.

3.

Më 06.04.2016 në TS 35/10 kV Magure do të shkyçet:

Dalja 10 kV “Drejtimi i Drenicës” (41048001) prej orës 09:30 deri në orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Magurë, Fushtica e Naltë, Fushtica e Ulët, Kizharek, Nekoc, Rasinovc, Bainc, Shale, Krojmir, Bainc, Krojmir, Rrreze ( Leleqtiq).

Shkyçja bëhet për shkak të punimeve në LP 10 kV me humbje më të mëdha teknike ( ndërrimi i shtyllave, izolatorëve, konzollave dhe i përçuesit ).

Prishtinë

1.

Më 06.04.2016 në NS 110/35/10 kV Palaj do të shkyçet:

Trafofusha 10 kV (18024001, 18024002 dhe 18024003) prej orës 10:30 deri në orën 13:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Lajthishtë, Hamidi, Bivolak, Grabovc I Epërm dhe i Ulët, Shipitulla, Sibovci, pjesa prej rrethit,qendra e qytetit deri te rruga për Mazgit, Palaj dhe pjesa e qytetit prej rrethit kah Kosova-B dhe Hashanët.

Arsyeja e shkyçjes: Aftësimi i ndarësit të zbarrave kryesore në daljen e Palajve.

2.

Më 06.04.2016 ne NS 220/35kV Ferronikeli do të shkyçet:

Dalja 35kV për NS 35/10kV Parku I Biznesit (16023)nga ora 09:00 deri në orën 09:05 dhe
Dalja 35kV për NS 35/0.4kV BECHTEL&ENKA (16024)nga ora 09:00 deri në orën 09:05
Gjatë kësaj kohe pa energji elektrike do të mbesin: ndërmarrjet private në hapësirën e Parkut të Biznesit të Drenasit (Zona Industriale te Kroi i Mbretit), Llapushniku, Komorani, Zabeli i Ulët dhe Bechtel & ENKA.

Arsyeja e shkyçjes: Testimi i mbrojtjeve rele në zbarrat 35kV.

Gjilan

Më 06.04.2016 në NS 110/10kV Kamenicë do të shkyçet:
Dalja 10 kV Strezovci (62000005) prej orës 10:00 deri në orën 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Gregjenik, Rahavicë, Strezofci, Krilevë, Bushincë, Carefc, Bratillofc, Kremenad, Meshin dhe Bulefc.

Arsyeja e shkyçjes: zhvendosja e shtyllës sipas zgjidhjes teknike, punëkryes kompania “Elektro Bibi”.

2.

Më 06.04.2016 në NS 35/10kV Gjilani 1 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Uglari (60060016)prej orës 11:00 deri në orën 15:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Pogragja Muhagjerë e Uglarit, Llofca, Kokajt, Bilinica, Muhagjerët e Malishevës,etj.
Arsyeja e shkyçjes: Ndërrimi i shtyllave të të tensionit të lartë.

Prizren

1.

Më 06.04.2016 ne NS 110/35/10 kV Theranda do të shkyçet:

Dalja 10kV Mamusha (32000006)prej orës 09:00 deri në orën 12:00
Gjatë kësaj kohe pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Leshani, Tërrnje, Neprebisht, Mamushë, Zojz, Medvec, Sërbicë e Ulët, konsumatorët komercial: Mulliri Rizam,Mulliri I Ri, Mulliri Xhevdet Mazreku.

Arsyeja e shkyçjes: realizimi i punimeve sipas zgjidhjes teknike,realizimi I punimeve nga kompania Elektroenergjetika, Therandë.

Pejë

1.Më 06.04.2016 NS 35/10 kV Isniq do të shkyçet:

LP Demhalil (kodi: 53057003) nga ora 10:00 deri në orën 14:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Elez Geci dhe Agim Selmanaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img