05,05,2024

Nesër në Ferizaj mbahet turneu ndërkombëtar i karatesë

Must Read

Nën ombrellën e Federatës së Karatesë të Kosovës, për herë të parë në Ferizaj, nesër do të mbahet turneu ndërkombëtar i karatesë. Për këtë garë e cila do të zhvillohet në sallën e sporteve “Bill Clinton”, tashmë është konfirmuar pjesëmarrja e disa reprezentuesve të vendeve të ndryshme.

Raif Musa, trajner i klubit të karatesë “Kastrioti”, tha se kjo garë është një shenjë që tregon se Ferizaj duhet të punoj më shumë në sportet  individuale, ndërsa për garën e  nesërme Musa tha se presin që ajo të jetë madhështore.

“Jemi shumë të kënaqur me të gjitha që janë bërë deri më tani, besoj që tani garuesit që paraqiten nëpërmes e-mailit të ferderatës do ta  madhështojnë më shumë garën. Ne shpresojmë që do të bëhen mbi 200 garues, nuk dihet ende, varet nga përgatitja e klubeve sa ofrojnë garues për këtë garë, por për Ferizajn është një shenjë e mirë që të punohet më shumë, të çmohen vlerat sportive, të rritet kultura sportive për karatenë e të investohet më shumë në sporte individuale, pasi që vetëm me këtë sport mundemi të ecim përpara dhe  të arrijmë rezultate kulminante”,tha Musa.

Kampioni i Evropës në karate, njëherit trajner i reprezentacionit të Kosovës Fehmi Mahalla, u shpreh optimist se përfaqësuesja e Kosovës do sjell rezultate të mira gjatë kësaj gare, pasi që, sipas tij,  kjo është dëshmuar edhe në garat e fundit ku garuesit e saj janë  stolisur edhe me medalje.

“Sa i përket klubit të Ferizajt i kemi garuesit që janë më të ri dhe janë të përgatitur shumë mirë dhe këtë e kanë dëshmuar në garat e fundit që kanë marrë pjesë, ndërsa sa i përket reprezentacionit të Kosovës janë në formën maksimale  ku është dëshmuar edhe në kampionatin e fundit që është mbajtur ku kanë fituar vendin e tretë. Qëllimi kësaj gare është që edhe në Ferizaj të bëjmë një garë të tillë dhe në të ardhmen të bëjmë një garë të fortë dhe të bëjmë prurje të garuesve sa më shumë të shteteve të tjera, ndërsa se a plotësohen kushtet për këtë sport në Kosovë nuk mund të themi se është edhe keq, krahasuar me disa shtete të tjera, besoj që nëse vazhdohet kështu do të arrihet deri në medalje”tha Mahalla.

Në garën e nesërme të karatesë që do të mbahet në Ferizaj, do të ndahen shpërblime  për tri vendet e para, duke filluar nga 100 deri në 500 euro. / TELEVIZIONI TEMA /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img