20,12,2024

Nesër në Ferizaj mbahet debat për: Radikalizimin, Terrorizmin , përfshirja dhe roli i grave në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm

Must Read

Ambasada Amerikane në Prishtinë gjatë datave 14-16 mars ka si mysafirë disa nga zyrtarë të anti-terrorizmit nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA. Qëllimi i vizitës së tyre gjatë këtyre ditëve është për tu takuar me përfaqësues institucional, asamblistë, por edhe nga pjesëtarë të shoqërisë civile mbi problematikën e radikalizimit dhe terrorizmit si çështje mjaft shqetësuese në nivel jo vetëm vendor por edhe ndërkombëtarë. Një fokus i veçantë gjatë këtyre takimeve do të jetë në rolin e grave në terrorizëm, respektivisht radikalizimin e grave nga Ballkani, në rastin konkret në veçanti nga Kosova.
K.K. Ferizaj ka shprehur gatishmërinë për të mikëpritur zyrtarët nga Departamenti i Drejtësisë nga SHBA dhe për të zhvilluar diskutime/debate të tilla për qëllim të shkëmbimit të mendimeve, ideve por edhe rekomandimeve për luftimin e kësaj dukurie.
Agjendë:
13:30 – 14:00- Vizita në K.K Ferizaj do të filloj me një takim ndarazi me Kryetarin e Komunës z. Svarça dhe Këshillin Komunal për Siguri ne Bashkësi (KKSB).
Përfaqësuesit e KKSB janë nga segmente të ndryshme institucionale por edhe nga shoqëria civile dhe tjerë, andaj një diskutim në një rreth të ngushtë me këta akterë do të ishte shumë i dobishëm për të kutuar gjendjen aktuale dhe problematikat me të cilat ballafaqohen institucionet. Pjesëmarrësve do të ju urojë mirëseardhje fillimisht Kryetari Svarça për të pasuar me një prezantim prej 10 min. nga ana e zyrtarëve Amerikan. Pas prezantimit anëtarët e KKSB do të kenë mundësinë e diskutimit interaktiv.
1. Constantine Soupius, Këshilltar i lartë ligjor, Ambasada Amerikane, Prishtinë
2. Jeffrey Fields, Zyrtar nga Dep.Amerikan i Drejtësisë
3. Ira Panajoti, Zyrtare nga Dep.Amerikan i Drejtësisë
4. Lindsay Perotti, Zyrtare nga Dep.Amerikan i Drejtësisë
14:15-15:30 Debat me anëtarë të Asamblesë komunale.
Pas përfundimit të takimit me anëtarët e KKSB, zyrtarët Amerikan do vazhdojnë takimin me Asamblist komunal dhe anëtarë të shoqërisë civile që monitorojnë punën e Kuvendit. Asamblesë Komunale dhe pjesëtarë tjerë të komunitetit. Duke qenë se në debat do të diskutohet për çështje me rendësi edhe për Komunën, anëtarët e KKSB gjithashtu mund të marrin pjesë edhe në këtë pjesë të takimit për të dëgjuar nga pjesëmarrësit tjerë.
Takimi do moderohet nga Kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Guri i cili do të prezantojë për qëllimin e debatit si dhe do prezantojë zyrtarët Amerikanë. Më pas fjalën do ta marrin mysafirët duke bërë një prezantim rreth 20-30 minuta. Pas kësaj zyrtarët amerikan do të kërkojnë nga pjesëmarrësit të shprehin pikëpamjet e tyre mbi problematikën e terrorizmit me fokus të veçantë në rolin e grave në luftimin e terrorizmit.
Diskutimi interaktiv, mendimet e shprehura në veçanti të Asamblistëve komunal si të zgjedhur të popullit do të jenë shumë me vlerë për të bërë një vlerësim mbi gjendjen aktuale dhe cilat janë pikëpamjet e ndryshme si shoqëri se çfarë mund të bëhet në aspekt të luftimit të dukurisë së terrorizmit, sidomos çfarë mund të bëhet për gratë që përfshihen në vorbullën e ekstremizmit të dhunshëm. Ky fenomen nuk është unik për Kosovën, duke qenë se edhe SHBA aktualisht është duke u përballur me të njëjtën çështje. Dep.i Drejtësisë dhe FBI konsiderojnë se pikëvështrimet dhe opinionet nga vet anëtarët e shoqërisë në Kosovë janë shumë me vlerë për përpjekjet e të dyja vendeve për të zbutur këtë krizë në rritje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img