03,07,2025

Nesër fillon greva e mjekëve në të gjitha institucionet shëndetësore

Must Read

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të futen në grevë nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 15:00.

Sipas komunikatës së FSSHK-së, kërkesat e punëtorëve shëndetësorë nuk janë marrë parasysh dhe se këta të fundit s’kanë marrë përgjigje e as nuk është caktuar ndonjë takim me krerët institucionalë, shkruan lajmi.net.

Mjekët kërkojnë mirëkuptim nga qytetarët e Kosovës për grevën dhe thonë se punëtorët shëndetësorë po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore.

Njoftimi i plotë:

Këshilli Qendror Grevist i FSSHK-së njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë punëtorët shëndetësor se deri në këto momente nuk është ofruar asnjë përgjigje e as nuk është caktuar ndonjë takim me krerët institucional në lidhje me kërkesat e adresuara tashmë publike.

Andaj Greva e Përgjithshme e caktuar për nesër e Enjte datë 25.11.2021 do të mbahet duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit deri në ora 15:00 në të gjitha institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës.

Këshilli Qendror Grevist kërkon mirëkuptim nga qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë Grevës respektivisht solidarizim me punëtorët shëndetësor të cilët po e shfrytëzojnë një të drejtë ligjore për kërkesat sublime të tyre siq janë kushte më të mira për punë dhe mirëqenie sociale.

Grevën nuk e duam ne por atë po na e imponon injoranca e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img