15,11,2025

Nëse përdorni celularin në shkollë ju sekuestrohet në polici

Must Read

Është botuar në fletoren zyrtare udhëzimi sipas së cilit, në shkollë nuk do të lejohet më përdorimi i celularëve.

Telefoni celular nuk do të përdoret më në institucionet arsimore parauniversitare nga nxënësit dhe mësuesit. Sipas udhëzimit, në rast se ndodh që telefoni të përdoret qoftë nga mësuesit apo nga ana e nxënësve, atëherë drejtoria e institucionit ka të drejtë të sekuestrojë telefonin si dhe të marrë masa disiplinore.

Referuar udhëzimit, drejtoritë e shkollave duhet të rishikojnë rregulloren e brendshme, të organizojnë takime me prindërit për njohjen me rregulloren e re, si dhe të marrin masa për të vënë në dispozicion numër telefoni të veçantë për komunikim me prindërit e nxënëse.

Ndërkohë, institucionet vendore përgjegjëse për arsimin parauniversitar duhet të monitorojnë masat e marra për ndalimin e telefonit dhe depozitojnë pranë Policisë së Shtetit celularët e sekuestruar.

Po ashtu, duhet të raportojnë çdo muaj më shkrim pranë Ministrisë së Arsimit. Sportit dhe Rinisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img