27,11,2024

Nëse do që aroma e parfumit të zgjasë gjithë ditën, ja çfarë duhet të bëni

Must Read

Nëse do që parfumi të qëndrojë gjatë gjithë ditës, ka disa gjëra të vogla që duhet të bësh për t’ia arritur qëllimit.

Natyrisht, asnjë parfum nuk është prodhuar për të zgjatur gjithë jetën, kështu që nëse vijon ta hedhësh disa herë në ditë, shishja do të mbarojë shumë shpejt.

Megjithatë, këto truke do të të ndihmojnë që ta ruash më gjatë se zakonisht aromën e parfumit të preferuar.

Hidrato lëkurën

Parfumi zgjat më shumë nëse lëkura është e hidratuar. Nëse lëkura është e thatë dhe mbi të hedh parfum, ai do të thithet menjëherë. Para se të hedhësh parfum, përdor pak vazelinë për lëkurën apo çfarëdo hidratuesi të zakonshëm, mjafton që lëkura të mos jetë e thatë dhe pasi ta kesh hidratuar, hidh parfumin. Kjo mënyrë do të bëjë që aroma të jetojë më gjatë.

Hidhe parfumin në kyçet e dorës!

Thuajse të gjithë e bëjnë një veprim të tillë, por pak e dinë në të vërtetë pse. Ka një arsye pse nuk duhet ta hedhësh parfumin në pulse dhe në parakrah. Parfumi i hedhur në këto vende, në të vërtetë nuk e ruan aq shumë aromën për shkak të fërkimit me veshjet. Vendet më të mira që këshillohen për të hedhur parfumin janë qafa, kyçet e dorës, pas veshit.

Mos i bashko kyçet e duarve!

Ky është gabimi më i madh që bëjnë të gjithë. Mos i bashko kyçet e duarve pasi ke hedhur parfumin, shkruan. Pse? Kjo bën që parfumi të thithet më shumë në lëkurë dhe aroma të mos jetojë gjatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img