29,12,2024

Nënshtrimi ndaj Vuçiqit

Must Read

vu_1459837044-1616330

Partitë opozitare dhe analistët politikë thonë se kryeministri, Aleksandër Vuçiq, me deklaratat se “Trepça” dhe Ujmani janë asete të Serbisë ka ndërhyrë në sovranitetin e Kosovës. Prandaj, sipas tyre, Vuçiqit në të ardhmen nuk duhet t’i lejohet hyrja në vend, të cilën gjë nuk e ka bërë deri më tani Qeveria e Kosovës

Ndonëse i është dhënë leja për t’i vizituar komunat veriore të vendit, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk respektoi shtetin e Kosovës. Ai bëri deklarata politike, duke ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës. Vuçiq tha se gjiganti metalurgjik “Trepça” është e Serbisë dhe se do të diskutohet për të në Bruksel sikurse edhe për liqenin e Gazivodës, që, sipas tij, nuk është e Kosovës.

Por, deklaratat e këtilla të Vuçiqit për kreun e Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, nuk janë serioze dhe se nuk duhet t’i jepet peshë e madhe. Megjithatë, përfaqësues të partive opozitare dhe analistët politikë në vend thonë se kjo ishte ndërhyrje në sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës. Madje, sipas tyre, secili që cenon integritetin e shtetit duhet të largohet e të mos lejohet të hyjë më në Kosovë.

Për “Trepçën” dhe Gazivodën vendos Kosova, jo Serbia

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk i ka marrë seriozisht deklaratat e homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se për pronën e Kosovës do të vendoset këtu dhe se për të nuk do të dialogohet me askënd.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img