24,11,2024

Nënëlokja 80-vjeçare kujdeset për dy djemtë me nevoja të veçanta

Must Read

Ajo rrëfen se ka lindur 4 djem, të cilët që nga dita e parë e lindjes asnjëherë në jetë nuk kanë ecur në këmbë. Dy prej tyre janë të moshës mbi 40 vjeç të cilët ende çdo ditë bëjnë luftë për të mbijetuar dhe me ëndrrën që një ditë të ngritën në këmbë.

Dy djemtë tjerë Ademi dhe Rushiti janë ndarë nga jeta në moshë të re për shkak të sëmundjes së rëndë. Nënëlokja mezi flet për Zhurnal dhe tregon fatin e rëndë të cilin e kishte kapluar familjen Berisha nga sëmundja e rëndë “Distrofia”, e cila shkakton paralizë të këmbëve.

“Eh more birë, jeta ime është xhehnem. Nuk di çka t’ju foli, më së rëndi ishte kur i sheh fëmijët invalid. Mua më lindën 4 fëmijë djem nga të cilët dy më vdiqën për shkak sëmundjeve. Ka 10 vite që shumë vështirë e kam që të përkujdesem për dy djemtë e tjerë, kam nevojë për një ndihmesë me angazhimin e ndonjë personi që do të përkujdeset të paktën për të larë dhe pastruar shtëpinë dhe rrobat e djemve sepse nuk jam në gjendje sepse edhe unë jam e sëmur, kam probleme me kamt, me frymëmarrjen dhe jam mbi 80 vjeçe dhe për hir të Allahut nëse ka ende ndonjë njeri human që ndihmon, Allahi e shpërbleftë kushdo qoftë ai”, me lot në sy ka rrëfyer këto fjalë nënëlokja Bedrie Berisha e cila e pikëlluar dhe e mërzitur mezi fliste.

Njëri nga djemtë e nënës Bedrie, Gani Berisha, thotë se dita e ditës ndjehet keq e më keq, ai shpjegon se si çdo ditë përjeton tmerret e jetës së tij, sepse është i palëvizshëm dhe mosaktiviteti fizik ia shton dhimbjen.

“Jeta për mua është shumë e vështirë, kushte nuk kemi aq sa duhet. Tan dimrin unë e kaloj në shtëpi pa mos me dal fare jashtë të marrë ajër të pastër dhe ta shoh diellin me sy. Po të kisha mundësi që të hypi në katin e dytë të shtëpisë ka gjasa që ta shoh diellin dhe të ajrosëm ndonjëherë, ta ndjej pak ajrin, ta shoh dikë nga ballkoni, ndërsa këtu u ngujuar në dhomë nuk arrij ta shoh  askënd. Gjendja më vështirësohet dita ditës në çdo aspekt, tani po kam problem edhe me frymarrjen, gjumë nuk arrij të bëjë dot, ndërsa gjithçka shihet se me këtë sëmundje që e kam dita e ditës po bëhet jeta edhe më e pa përballueshme për mua”, u shpreh, Ganiu me plot pikëllim.

Nga ana tjetër, djali tjetër i saj, Abaz Berisha, thotë se duke pasur parasysh faktin se kjo sëmundje që ka ai dita ditës përkeqësohet, ai me lot në sy thotë se ka nevojë që t’i mundësohet përmes ushtrimeve të ndryshme fizike që t’i çlirohen muskujt sepse tërë ditën duke qëndruar ulur në një vend, thotë se muskujt shtangen dhe shkaktojnë dhimbje të padurueshme.

 

The post Nënëlokja 80-vjeçare kujdeset për dy djemtë me nevoja të veçanta appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img