Makina ka përplasur nënën e re bashkë me dy fëmijët e saj. Nga dëshmitarët në vendngjarje është mësuar se gruaja rreth 37 vjeç ka mbrojtur me trup fëmijët, duke i dalë para makinës dhe shpëtuar fëmijët e saj.
Viktima është identifikuar si Dhurata Prifti, ndërsa fëmijët e saj janë në spital por jashtë rrezikut për jetën.
Ajo ka qenë një qitëse me klubin Studenti dhe Tiranën në të kaluarën.
Dëshmitarët kanë treguar se skena e aksidentit ka qenë e tmerrshme. Drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi.
Kalimtarët të rastësishëm kanë mbajtur fëmijët derisa ka mbërritur ambulanca. Duhet thënë se ata janë në gjendje të mirë, por nëna e tyre ndërroi jetë rreth një orë pas ngjarjes, në spitalin e Traumës.
Videot më poshtë janë siguruar nga Tv Klan që mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjen. Në pamje shihet edhe momenti i transportit të të gruas në spital. Nuk është identifikuar ende shoferi që kreu askidentin fatal.
Autori i këtij shkeli mbi viktimën dhe u largua duke shtuar shpejtësinë.
Policia thotë se e ka indetifikuar dhe arrestuar drejtuesin e mjetit tip Benz. Ai quhet Andrea Memollari, 20 vjeç.
Dëshmitarët thonë se nëna shtyu para fëmijët kur pa makinën që lëvizte me shpejtësi ti afrohej. Ata kanë shpëtuar por janë tejet të traumatizuar. Ndërsa nëna e tyre nuk u mbijetoi plagëve, duke vdekur në spital.
Andrea Memollari, 20 vjeçari që shkaktoi aksidentin fatal
.