04,05,2024

Në xhaminë e Shkupit u bënë lutje dhe u lexua Kur’ani për të rënët e puçit

Must Read

Në xhaminë e Dyqanxhikut në Shkup, u lexua hatme dhe u bënë lutje për viktimat e rënë si pasojë e tentativës për grusht shteti në Turqi.

Në program morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Shkup Ömür Şölendil, Drejtori i Institutit Yunus Emre në Shkup Mehmet Samsakçı, përfaqësues të organizatave dhe institucioneve tjera turke në Maqedoni dhe shumë qytetarë, ndërsa krahas leximit nga imamët, u lexua hatme duke u shpërndarë pjesë të Kur’anit te xhemati.

Pas leximit të hatmes, u bënë lutje për dëshmorët e demokracisë.

Imami i xhamisë së Dyqanxhikut Abdulkerim Ebibi, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se hatmet dhe lutjet e lexuara gjatë tërë ditës ua dedikojnë dëshmorëve të cilët ranë si pasojë e sulmit djallëzor dhe ogurzi që ndodhi në Turqi.

Duke u lutur që hatmeja dhe lutjet për dëshmorët të pranohet te Zoti, Ebibi shprehu ngushëllime për Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe tërë popullin turk dhe uroi që ngjarja e tillë të mos përsëritet më.

Ebibi po ashtu uroi që kjo fatkeqësi të tejkalohet sa më parë dhe sa më lehtë, duke shtuar se “Pas Mekës dhe Medines, Turqia është kështjella e dytë e botës islame. Nëse kjo kështjellë do të rrëzohej, atëherë hapi i ardhshëm me shumë gjasë do të ishin vendet më të shenjta për muslimanët, Mekeja dhe Medineja. Turqia dhe populli turk, si mëmëdhe dhe vëllezër tanë, kanë vlerë të veçantë për ne”.

Ndërkaq, Ambasadori i Turqisë në Shkup Ömür Şölendil, në fjalimin e tij luti Zotin për mëshirë për të rënët si pasojë e sulmit tradhtar dhe shërim sa më të shpejtë për të plagosurit, ndërsa të afërmve u shprehu ngushëllime. “Ky sulm tradhtar u pamundësua nga qëndrimi i vendosur, i matur dhe i guximshëm i presidentit tonë, qeverisë, të gjitha partive politike dhe popullit, duke shfaqur një unitet shembullor”, tha ai. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img