04,05,2024

Në Veternik po digjet objekti banesor dhe furra e bukës Kosovarja

Must Read

Ndërtesa e cila po digjet në lagjen Veternik të kryeqytetit është një objekt banesor poshtë të cilës është furra e bukës Kosovarja.

Portali Koha.net ka kontaktuar me Qendrën e Alarmimit dhe Koordinimit Emergjent në Komunën e Prishtinës, e cila ka konfirmuar se bëhet fjal për këtë ndërtesë.

Zyrtarët kanë thënë se zjarrfikësit janë duke provuar ende që ta lokalizojnë zjarrin. Nuk kanë qenë në gjendje të japin më shumë detaje për dëmet eventuale në njerëz, e as për pasojat që kanë çuar deri te ky shpërthim i zjarrit

Merr flakë një objekt i madh në Veternik

Një flakë e madhe ka përfshirë një objekt në lagjen Veterniku në periferi të Prishtinës.

Ekipet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje ta lokalizojnë zjarrin, por sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes një gjë të tillë po e kanë shumë të vështirë.

Portali ka provuar të kontaktojë me zyrtarët policorë për të mësuar më shumë detaje, por në orët e mbrëmjes të së premtes kjo ka qenë e pamundur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img