25,05,2024

NË  VEND TË URIMIT PËR FUTBOLLIN KOSOVARË

Must Read

Më 1997 me dy shokë ja mësyem një livadhi në thellësi të fshatit Varosh ,ku ishte planifikuar një ndeshje kampionale mes K.F FERIZAJT dhe K.F PRISHTINA. Makinën e parkuam shumë më larg se sa vendi ku do zhvillohej ndeshja,vazhduam në këmbe deri tek livadhi. Na ndali një person dhe na këshilloj që të ndalemi pak,deri sa një grup prej tre vetash te largohen,sepse duhej të ecnim në grupe të vogla që të mos binim në sy të policisë.Kur shikova anash pash që kishte me dhjetëra qytetarë në grupe të vogla ,që shtireshin që po ”punojnë” diçka nëpër arat e posa mbjellura!!!

Kur mbërritëm në ”stadium” kishte me qindra simpatizues të futbollit.Disa me entuziazëm i shënonin vijat e fushës me dhengla druri [byku],vendosnin shiritat për ti ndarë lojtarët prej shikuesve,ndërsa disa e kishin punën më të rëndë, qëndronin me qindra metra larg lojës,për të vëzhguar mos po ja ”brofin befas” policia.

E lojtarët qëndronin nëpër makina deri sa ti lajmëroi dikush që ”njëherë për njëherë mundemi me lujt”.

Lojtarët filluan nxemjen ndërsa dëgjohej një zë duke ju thënë ” hajde ,hajde nisjani lojës se nuk e kemi luksin me u nxe”. Duhej të shfrytezohej c’do sekond ”lirie” në Kosovën e ukupuar.

Nuk kaloi as 10 minuta prej fillim të lojës,u dëgjuan disa pëshpërima me zë ‘milicia,milicia’ dhe të gjithe lojtarët vrapuan tek publiku,ndërsa publiku ju jepte jakne dhe veshje ”civile” për të mos u identifikuar se kush GUXONTE TË LUAJ FUTBOLL NË KOSOVË!!!

Heset Maliqi-Quza

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia kap shoferët me dronë në vijë të plotë, 200 euro gjobë dhe heqje e patentë-shoferit për 3 muaj

Policia ka njoftuar se në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, saktësisht në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar dy shoferë, njëri...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img