13,11,2024

Në Tetovë ndihma e shpejtë shkon pas tre orëve

Must Read
Ilustrim

Bashkëshorti i Mubijes, Nihat Beqiri, tregon me lot në sy frikën që e përjetuan mbrëmë, për shkak se mund që bashkëshortes së tij të i ndodhte më e keqja. Ai thotë që me të lajmëruar për herën e dytë, edhe pse tashmë kishte kaluar një orë e plotë, arsyetimi ishte i njëjtë.

“Ne kishim problem me ndihmën e shpejtë, e kërkuam na thanë po, pas një ore të lajmërohemi përsëri, ne pritëm…dhe na thanë nuk mundemi, na thanë çfarë keni, me i treguam hallin, mjeka na tha është sëmundje kronike, ne e dimë që është kronike, megjithatë, çfar do sëmundje qoftë duhet të i afrohet qytetarë ndihmë”, ka deklaruar për TV SHENJA, Nihat Beqiri, bashkëshorti.

Nipi i gjyshes Mubije, në atë moment shkon në spital dhe sheh qe aty qëndrojnë 4 vetura të Ndihmës së Shpejtë dhe ju lajmërohet përsëri duke ju thënë se ka fakte që ka vetura të parkuara para, ata këtë herë e ndryshojnë arsyetimin dhe thonë se nuk kanë mjek.

Ajo që më së shumti i ka acaruar mbrëmë këtë familje, është fakti se kur ata kanë kërkuar në telefon Ndihmën e Shpejtë, mjekja ju thotë që pasi ju paskeni firmë të madhe përse nuk e sjellni zonjën këtu, ndërkaq bashkëshorti i saj sqaron se ata nuk mund që vetë ta dërgonin në spital ishte e palivizshme dhe në gjendje shumë të keqe.

“Mjekja thotë ju keni firmë të madhe, ne pra pasi kemi firmë të madhe duhet të shkojmë vetë atje, por mundë të ketë edhe prej tyre që janë të varfër, pa dallim duhet të ju ndihmohet edhe të pasurve edhe të varfërve, kjo nuk është gjest i mirë nga ana e tyre”, shtoi më tej ai.

Koha kur ndihma e shpejtë kishte arritur tek shtëpia e tyre kishte qenë ora 9, domethënë me 3 orë vonesë dhe në momentin që kishin arritur aty,  familjarëve ju thonë kinse janë vonuar shumë sepse nuk kanë mundur t’ua gjejnë shtëpinë.

Kryeshefi i Ndihmës së Shpejtë, Gëzim Nuredini thotë që për këtë kategori pacientësh nuk është e nevojshme Ndihma e Shpejtë, sepse duhet lënë hapësirë atyre që me të vërtetë kanë nevojë.

“Tek rasti i këtyre pacientëve nuk duhet të intervenohet, ne nuk duhet të shkojmë, sepse Tetova ka shumë banorë dhe rrethina. Nuk duhet t’i shërbehet se merret koha, ka raste të ndryshme, infarke, ekipet tona shkojnë në terren. Ashtu që ka një kategori e njerëzve që janë më afër, sikur duan këtë shërbim ta kenë si të veten”, deklaroi Gëzim Nuredini, kryeshef i Ndihmës së Shpejtë”, tha Kryeshefi i Ndihmës së Shpejtë, Gëzim Nuredini.

Sipas familjes Beqiri, ky nuk është rasti i vetëm, por raste të tilla ndodhin kohë pas kohë në Tetovë, që Ndihma e Shpejtë nuk e ofron ndihmën në kohën kur pacientët kanë nevojë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën në rajonin e Ferizajt

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 13.11.2024 do të kryhen punime të domosdoshme...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img