Lajmi ka përfshirë tërë Strugën dhe se ka qenë një autoambulancë nga Spitali i Strugës që ka nxjerrë çiftin nga zyra ku po kryenin marrëdhënien, duke i mbështjellur ata me çarçaf.
Sipas portaleve maqedonase bëhet fjalë për një avokat dhe ish-funksionarë lokal në Strugë dhe e dashura e tij, e punësuar si daktilografe në zyrën e tij.
Burime policore thanë se bëhet fjalë për një avokat të moshës mbi 50 vjeç, i cili më parë ka qenë i njohur edhe si lider i një partie politike në këtë qytet, ndërsa e dashura e tij 20 vite më e re ka qenë e punësuar si daktilografe.
Mjekët e Urgjencës së Strugës jozyrtarisht kanë bërë të ditur për ngjarjen, por duke mos dhënë detaje. Sipas tyre, ndodhë në raste të rralla që gjatë aktit të ketë probleme të tilla të shtangimit të organeve gjenitale dhe se në situata të tilla përdoren injeksione për të stabilizuar situatën.
Mjekët e autoambulancës nuk kanë mundur që të intervenojnë në vendin e ngjarjes, por ata kanë çuar çiftin e ngjitur pranë qendrës emergjente, ku përmes injeksionit të dhënë, është bërë ndarja e tyre.
Ngjarja në Strugë ka shkaktuar interes të veçantë jo vetëm në qytetin e Strugës por edhe në Ohër, por, në momentin kur avokati dhe dashnorja e tij janë nxjerrë të mbuluar me çarçaf nga zyra e tij, aty janë tubuar një numër i madh i qytetarëve dhe kanë shikua.
The post Në Strugë, avokati e sekretarja kapën duke bërë seks appeared first on Lajminet.