17,11,2024

Në spitalin e Gjirokastrës, short për largime nga puna

Must Read

Bëhet fjalë për shkurtime në administratën e këtij spitali, ku drejtuesi i këtij institucioni ka ndjekur këtë rrugë për të justifikuar largimet nga detyra.

Një ish- punonjëse e këtij spitali, e cila ka punuar si sanitare për 27 vjet në spitalin rajonal “Omer Nishani” të Gjirokastrës, Ziliha Voco, i është drejtuar redaksisë së emisionit Fiks Fare për të denoncuar mënyren e largimit të saj dhe 10 punonjësve të tjerë të spitalit nga puna.

Ajo tregon së para një jave drejtori i spitalit të Gjirokastrës, Krenar Kulla, ka mbledhur 40 punonjës, sanitare dhe punonjes magazine, dhe ka hedhur një short.

Ajo thotë se në një tavolinë u vendosën 40 letra, ku shkruhej “Qëndro” dhe “Largohu”.

Zonja që u ankua në Fiks Fare thotë se ajo tërhoqi letren ku ishte shënimi “Largohu” dhe se në atë moment u ndje shumë keq..

Tha se “nuk kishim guxim ta kundërshtonim shorteun, asnjëra nga punonjëset e pranishme nuk foli”.

Sot është në hall, pasi ishte e vetmja që sillte një rrogë në familje, ka dy djem pa punë, bashkëshortin pa pune dhe një kredi për të larë.

Vetë ish- sanitarja e spitalit të Gjirokastrës shkon në zyrën e drejtorit të spitalit, Krenar Kulla.

Në bisedë me të, drejtori e pranon se është organizuar një short dhe se ishte në hall së kishte tre muaj që e zvarriste këtë pune, se nuk dintë kë të hiqte e ke të mbante.

Kur bashkëshorti i ish- sanitares i kërkon drejtorit që t’ia shpjegojë edhe një herë si e bëri shortin, drejtori i përgjigjet se bashkëshortja e tij e di shumë mire.

Një tjetër punjonjëse e këtij spitalit gjatë bisedës me ish- sanitaren tregon se të gjithë në këtë spital e dinë për këtë short, që është një turp dhe se punonjëset që morën pjesë në këtë short të organizuar nga drejtori bënë shumë gabim që e pranuan të tërhiqnin letrat

Fiks Fare kërkoi një përgjigje nga drejtori i spitalit rajonal të Gjirokastrës, zoti Krenar Kulla

Ai nuk e pranon se ka organizuar një short të tillë për shkurtimet që ka firmosur javën e kaluar. Madje e quan të papranueshëm një gjë të tillë. Pranon gjatë bisedës me gazetaren e Fiks Fare se janë bërë 10 shkurtime dhe se këto shkurtime kanë qenë në sanitarë dhe mjekë.

Madje drejtori pranon se gjatë bisedës që ka patur me ish- punonjësen e tij, ka përmendur fjalën short.

Më pas ish- punonjësja e këtij spitali hyn në zyrë dhe i këkron drejtorit se ai e kishte organizuar shortin. Gjatë debatit me ish-sanitaren e spitalit, drejtori i këtij institucioni e mohon të ketë organizuar short, megjithëse zonja Voco këmbëngul se shorti ishte organizuar dhe ajo së bashku me disa kolegë të tjerë ishin larguar nga puna pasi kishin tërhequr letrën me shënimin “Largohu”

The post Në spitalin e Gjirokastrës, short për largime nga puna appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img