13,06,2024

Në spitalin e Gjirokastrës punonjësit largohen nga puna me short

Must Read

Bëhet fjalë për shkurtime në administratën e këtij spitali, ku drejtuesi i institucionit ka ndjekur këtë rrugë për të justifikuar largimet nga detyra.

Një ish-punonjëse e këtij spitali, e cila ka punuar si sanitare për 27 vjet në spitalin Rajonal “Omer  Nishani” të Gjirokastrës, Ziliha Voco, i është drejtuar  redaksisë së emisionit “Fiks fare” për të denoncuar mënyrën e largimit të saj dhe 10 punonjësve të tjerë të spitalit nga puna.

Ajo tregon së  para një jave drejtori i spitalit të Gjirokastrës, Krenar Kulla,  ka mbledhur 40 punonjës, sanitare dhe punonjës magazine dhe ka hedhur një short. Ajo thotë se në një tavolinë u vendosën 40 letra ku shkruhej “Qëndro” dhe “Largohu”.

Zonja që u ankua në “Fiks fare”, thotë se ajo tërhoqi letrën ku ishte shënimi “Largohu” dhe se në atë moment u ndje shumë keq. Tha se “nuk kishim guxim ta kundërshtonim shorteun , asnjëra nga punonjëset e pranishme nuk foli. Sot është në hall, pasi ishte e vetmja që sillte një rrogë në familje, ka dy djem pa punë,bashkëshortin pa pune dhe një kredi për të larë”.

fiks 2

Vetë ish-sanitarja e spitalit të Gjirokastrës shkon në zyrën e drejtorit të spitalit, Krenar Kulla.

Në bisedë me të drejtori e pranon se është organizuar një short dhe se ishte në hall së kishte tre muaj që e zvarriste këtë punë se nuk dinte kë të hiqte e ke të mbante.

Kur bashkëshorti i ish-sanitares i kërkon drejtorit që t’ia shpjegojë edhe një herë si e bëri shortin, drejtori i përgjigjet se bashkëshortja e tij e di shumë mirë.

Një tjetër punonjëse e këtij spitali gjatë bisedës me ish-sanitaren tregon se të gjithë në këtë spital e dinë për këtë short, që ësh të një turp dhe se punonjëset që morën pjesë në këtë short, të organizuar nga drejtori, bënë shumë gabim që pranuan të tërhiqnin letrat.

fiks 4

“Fiks fare” kërkoi një përgjigje nga drejtori i spitalit rajonal të Gjirokastrës, zoti Krenar Kulla.

Ai nuk e pranon se ka organizuar një short të tillë për shkurtimet që ka firmosur javën e kaluar. Madje e quan të papranueshëm një gjë të tillë. Pranon gjatë bisedë me gazetaren e  “Fiks fare” se janë bërë 10 shkurtime dhe se këto shkurtime kanë qenë në sanitarë dhe mjekë.

Madje drejtori pranon se gjatë bisedës që ka patur me ish-punonjësen e tij ka përmendur fjalën short.

fiks 3

Më pas ish-punonjësja e këtij spitali hyn në zyrë dhe i kërkon drejtorit se ai e kishte organizuar shortin . Gjatë debatit me ish-sanitaren e spitalit, drejtori i këtij institucioni e mohon të ketë organizuar short, megjithëse zonja Voco këmbëngul se shorti ishte organizuar dhe ajo së bashku me disa kolegë të tjerë ishin larguar nga puna pasi kishin tërhequr letrën me shënimin “Largohu”.

The post Në spitalin e Gjirokastrës punonjësit largohen nga puna me short appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në 25 vjetorin e çlirimit të Ferizajt mbahet ekspozita me fotografi “Gratë në rrugën e lirisë”

Gratë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, trimëreshat, heroinat e luftës për liri, gratë e lirisë - në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img