27,12,2024

Në Sllatinë të Epërme përkujtohet dëshmori Nijazi Rexhepi dhe shënohet dita e shkollës

Must Read

Sot në Sllatinë të Epërme është mbajtur manifestimi, kushtuar 6 majit ditës së shkollës, ndërkohë që është përkujtuar edhe dëshmori i kombit Nijazi Rexhepi i cili ra heroikisht në luftën e Koshares 17 vite më parë. Në këtë manifestim, pos nxënësve,   mësimdhënësve  dhe familjarëve  të dëshmorit, të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga strukturat komunale të Vitisë, gjeneral Rrustem Berisha, deputeti në parlamentin e Kosovës Anton Çuni,  përfaqësues të  shoqatave të  dala nga lufta,  e qytetarë të tjerë.

Në emër të institucioneve komunale të Vitisë, zëvendës kryetari i komunës Hasan Aliu, ka dhënë një porosi për stafin arsimorë dhe nxënësit e kësaj shkolle e cila me krenari mbanë emrin e dëshmorit.

Një biografi  të shkurtër për shkollën e paraqiti   drejtori i shkollës, i cili njëkohësisht ka folur edhe për rezultatet e nxënësve.Në manifestim para të pranishmeve është paraqitur edhe biografia e dëshmorit Nijazi Rexhepi, ndërkohë që në emër të familjes  të pranishmit i ka përshëndetur i biri i dëshmorit. Në këtë manifestim ka folur edhe përfaqësuesi i shoqatave e të dala nga lufta.

Në fund të manifestimit, për të pranishmit është shfaqur edhe një program i pasur kulturo artistik nga nxënësit e shkollës, ndërsa para bustit të dëshmorit që gjendet në oborrin e shkollës, strukturat komunale, miq e bashkëluftëtarë të tjerë, kanë vënë kurora lulesh.

Nijazi  Rexhepi u lindi në nëntor të vitit 1967 në Sllatinë të Epërme, ndërsa ra heroikisht  në betejën e Kosharës më 6 maj të vitit 1999.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img