06,05,2024

Në ShBA janë 150 të dyshuar për gjenocidin e Serbrenicës

Must Read

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe në Kanadanë fqinje, ka vite që shënohet përvjetori i gjenocidit të bërë në Srebrenicë. Misioni i SHBA-së në OKB është shumë aktiv në përpjekjet që vendet të cilat e mohojnë se fjala është për gjenocid, të pranojnë se krimet e bëra në Srebrenicë janë gjenocid, transmeton Koha.net. Në të njëjtën kohë, Qeveria amerikane përpiqet të arrestojë të dyshuarit për krime lufte që jetojnë në territorin e saj, njofton Al Jazeera.

Michael McQueen udhëheq ekipin e ekspertëve Ministrinë e Sigurisë së Shtetit që përpiqet të zbulojë të dyshimtit për krime lufte. Vlerësimi i tyre është se në Amerikë janë rreth 150 të dyshimtë që kanë marrë pjesë në gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995.

“Deri më tash kemi deportuar dhjetëra persona nga SHBA – ja që janë të përfshirë në shkeljen e të drejtave të njeriut në rajonin e ish-Jugosllavisë. Një pjesë e madhe e tyre këtë e ka bërë në rajonin e Srebrenicës, thotë McQueen.

Deri më tash janë arrestuar ose deportuar 18 të dyshimtë. Procesi po zhvillohet ndaj 12 të dyshimtëve, ndërsa 20 të dyshimtë në Florida kanë ikur nga SHBA. Ambasadorja amerikane në KB Samantha Power ka kaluar disa vite gjatë kohë së luftës në Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Koha.net. Disa herë ka shkuar në Srebrenicë, në shënimin e përvjetorit të gjenocidit.

“Për mua kjo gjithmonë është një periudhë pikëllimi. E përkujtoj këtë datë çdo vit. Çdo gjë që bëj, çdo ditë, është e rrënjosur në mossuksesin e bashkësisë ndërkombëtare për të penguar gjenocidin. Është dëshirë imja që bashkësia ndërkombëtare të jetë më mirë e pajisur në ndalimin e krimeve që dalin drejtpërdrejt nga gjenocidi i Srebrenicës”, thotë Samantha Power.

Kongresisti nga New Jersey Christopher Smith është njëri nga propozuesit e rezolutës për Srebrenicën në Kongresin amerikan.

“Definicioni i gjenocidit është përpjekje për shkatërrimin e një populli. Madje, edhe komploti për t’u bërë, kjo është si gjenocid. Këto leksione të tmerrshme janë transmetuar deri në Darfur e tutje ku bashkësia ndërkombëtare po mbyll sytë para vrasjeve të tmerrshme “, thotë Smith.

Samantha Power në veçanti thekson imoralin e atyre që mohojnë gjenocidin. Në Këshillin e Sigurimit të KB-së ajo është Rusia.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img