05,05,2024

Në seancë për Rikallon – Labi flet për ftesat që ia kishin bërë VV e LDK

Must Read

Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Labinot Tahiri ka folur sot në Kuvendin e Kosovës, në interpelancën për rastin e ministrit Nenad Rikallo, me ç’rast ka folur për një temë krejt tjetër.

Labinot Tahiri tha se nuk është me asnjë parti tjetër, përveç AKR-së, derisa tha se të gjitha partitë parlamentare në Kosovës i kishin bërë ftesë atij për t’iu bashkangjitur, raporton Insajderi.

Labi deklaroi se megjithatë ai zgjodhi AKR-në e Behgjet Pacollit.

Nëse e keni msy me e rrëzu kryeministrin Haradinaj, e keni të kot. Kaq shumë e keni dashtë sa shkojshi në Francë me ndejt me të, e me bë fotografi me të. Unë nuk jam as me VV-në, as me LDK-në. Të gjitha partitë politike më kanë bërë ftesë për t’iu bashkangjitur atyre, por unë jam me AKR-në e z. Behgjet Pacolli”, ka thënë Labinot Tahiri. /Insajderi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img