27,07,2024

Në pritje të Ronaldos, Juventus shet Higuainin në Premierligë

Must Read

Gonzalo Higuain bën gati valixhet për t’u larguar nga Juventusi. Sipas mediave italiane, klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me Chelsea-n për transferimin e argjentinasit në Londër për 60 milionë euro.
Zyrtarizimi i sulmuesit në “Stramford Bridge” pritet të ndodhë sapo të marrë detyrën Maurizo Sarri.
Mirëpo Higuain nuk do të jetë i vetmi që do të marrë rrugën drejt kryeqytetit të Anglisë. Sarri ka kërkuar nga kampionët në fuqi të Italisë edhe Ruganin, me të cilin ka punuar kur të dy ishin pjesë e Empolit.
Për momentin, duket se Roman Abramovich është përqendruar te zgjidhja e kontratës me Anonio Conten, për t’ia besuar ekipin një tjetër trajneri italian, transmeton “SS”.
Mbeten për t’u përcaktuar edhe disa detaje, por, sapo të zgjidhen problemet e fundit, Chelsea do të mbyllë menjëherë marrëveshjen me Juventusin për Higuainin, për të cilin ka pranuar të shpenzojë 60 milionë euro, pavarësisht 30 viteve që ka mbi shpinë sulmuesi argjentinas.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img