Hani i Elezit. 01.01.2017. Ashtu si edhe çdo vit tjetër, edhe këtë vit Kryetari i Komunës Rufki Suma në momentet e ndërrimit të motmoteve ishte pranë atyre që sot janë në detyrat e tyre të punës për tu kujdesur për sigurinë dhe mirëqenien e banorëve të komunës së Hanit të Elezit.
Pas vizitës pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Stacionin Policorë në Han të Elezit, kryetari Suma i shoqëruar nga Komandanti dhe zv.komandanti i stacionit policor të Hanit të Elezit, vizituan institucionet publike dhe atyre që sonte ishin në detyrë, pjesëtarët e Policisë Kufitare, Doganat e Kosovës, Policinë Kufitare-Vija e Gjelbër, Shërbimin e Zjarrfikësve dhe stafin shëndetësorë të QKMF “Dr.Menduh Kaloshi”. Të gjithë atyre kryetari Suma ju uroi për një vit të mbarë dhe suksese ndërsa nga të gjitha institucionet që u vizituan fatmirësisht nuk u raportua asnjë rast që do të prishë atmosferën e festës së vitit të ri.