02,05,2024

Në Postë paguhen edhe këstet e kredive

Must Read

Posta Kosovës ka filluar ofrimin e një shërbimi të veçantë – pagesën e kësteve të kredive në të gjitha zyrat postare.

Kjo është bërë e mundur me marrëveshjen e bashkëpunimit me Institucionin Mikrofinanciar “Start” .  Secili klient i këtij institucioni tash e tutje do të paguaj këstin e kredisë në zyrën më të afërt postare.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv  i Postës Sejdi Hoxha dhe drejtori ekzekutiv i “Startit”, Vehbi Zeqiri.

Ata janë zotuar se do të angazhohen që  bashkëpunimi mes dy institucioneve të zgjerohet edhe më tej.

Drejtori i “Startit” ka deklaruar se ky projekt ju dedikohet klientëve të tyre me qëllim që kenë qasje në shërbime sa më cilësore.

“Jam i kënaqur që bashkëpunimi me Postën ka rezultuar në ofrim të kushteve sa më të mira për klientët tanë”, ka thënë Zeqiri.

Kryeshefi i Postës ka përgëzuar ekipet e ekspertëve të të dyja institucioneve që kanë implementuar këtë shërbim të ri.

“Ne ndihemi të lumtur kur me shërbimet tona ua lehtësojmë jetën qytetarëve duke ju mundësuar të kursejnë para dhe të kursejnë kohën”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka theksuar se Posta është e gatshme për projekte të ngjashme me të gjitha institucionet tjera mikrofinanciare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img