20,05,2024

Në përkrahje të personave me diabet, QKMF organizon “Sofrën diabetike”

Must Read

Në përkrahje të personave me diabet, stafi shëndetësor i QKMF-së ka organizuar disa aktivitete gjatë kësaj jave.

Pas shënimit të ditës Botërore të Diabetit me 14 nëntor nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare sot në QMF-I- u organizua “Sofra Diabetike” nga personeli i këndit të shërbimeve për personat me diabet.

Kjo sofër është tradicionale dhe ka për qëllim promovimin e ushqimeve të shëndetshme që duhet të përdorin personat me diabet si dhe njëherit është dhe përkrahje për këta persona me këtë sëmundje.

Në këtë eveniment veç punëtorëve shëndetësor të pranishëm ishin edhe një numër i pacientëve që aktualisht trajtohen në këtë qendër.

Të pranishmit i përshëndeti drejtori i DSHMS-së Dr. Kemajl Emini, i cili falënderoi menagjmentin e QKMF-së dhe stafin shëndetësor për përgatitjen e “Sofrës Diabetike”, si dhe ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar më tej përkrahjen ndaj kësaj kategorie të qytetarëve si dhe planet që do të ketë në vazhdueshmëri.

Dr. Drita Demiri foli për rëndësinë e dietës ushqimore diabetike dhe falënderoi drejtoratin e DSHMS për përkrahjen e vazhdueshme këtij shërbimi.

Ndërsa infermierje Kaltrina Xhaferi, foli rreth punës së infermierve në këtë shërbim, sfidat sukseset dhe përkushtimin e infermierve në trajtimin e këtyre pacientëve

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img