27,07,2024

Në PDK flasin për zgjedhje në muajin maj ose në qershor

Must Read

Deklaratat për prishje të koalicionit PDK – LDK janë rikthyer sërish. Disa deputetë të PDK-së kanë thënë për “Zërin” se ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti kanë kërkuar të shqyrtohet mundësia për prishje të koalicionit me partnerin qeverisës, LDK-në. Sipas tyre, në këtë mbledhje ka pasur bisedime konstruktive rreth kësaj çështjeje, porse një vendim final pritet të merret në takimin e radhës.

Mirëpo, disa deputetë të tjerë, pjesë e Kryesisë së PDK-së, kanë thënë se prishja e koalicionit asnjëherë nuk është shtruar si temë diskutimi. Megjithatë, duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme ata kanë thënë se çdo gjë është e mundur të ndodhë. Nga ana tjetër, as deputetë të LDK-së e as anëtarë të Kryesisë së këtij subjekti nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj çështjeje. Kurse deputetët e PDK-së, të cilët kanë kërkuar zhbërjen e koalicionit, kanë konsideruar se zgjedhje mund të ketë në muajin maj./Zeri.info/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img