13,12,2024

Në Malme të Suedise  promovohet libri filozofik “Shembja e Olimpit” të autorit Prof.Dr. Hajdin Abazi

Must Read

Nën organizimin e Qendrës Kulturore në Suedi , në Bibliotekën Rosengård (Kopeshti i Trëndafilave) – Malme të Suedisë, u promovua libri më i ri i shkrimtarit, atdhetarit, politikanit dhe doktorit te shkencave filozofike Prof.dr. Hajdin Abazi ” Shembja e Olimpit”.

Nën moder15622546_2171402936418971_5308859743284974265_nimin e shkëlqyeshëm të politologes së re  Vlora Makolli, fjalë rasti mbajtën:
Naim Sadiku – Drejtor i Qendrës Kulturore në Suedi; Riza Sheqiri – shkrimtar i njohur në Suedi,  Ismail Rugova – ish burgosur politik dhe autor i fjalorit të parë shqip – suedisht, Dr.Muhamet Shatri – historian; Mustafë Bajrami – kryetar i OVL të UÇK në Suedi,  Kamber Duraku – zyrtari më i vjetër në Bibliotekën e Resengardit,  Shyhrete Kastrati dhe Maliqe Hashani nga Ministria e Diasporës dhe Niels Hooge – filozof danez dhe ish pjesëtar i UÇK-së.

Me prezencën e tyre, takimin e nderuan edhe : Ibrahim Egriu – mësues shumëvjeçar dhe autor i gramatikës së parë suedisht – shqip,  piktori i famshëm Sali Lutolli – AGI,  Sejdi Zeka – skulptor, Rexhep Jashari-mësimdhënës i vjetër nga Familja Heroike JASHARI,  Xhevat Isufi – mësues dhe ish këshilltar e ish drejtor i Qendrës Kulturore; një delegacion veprimtarësh të ardhur nga Danimarka të udhëhequr nga veprimtari e gazetari Ibrahim Xhemaili,  Milaim Makolli – afaristë dhe shumē e shumë pjesëmarrës të tjerë .

Në këtë promovim ishte i ftuar edhe Nehat Mustafa, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme. 

15541892_2171402926418972_8662526976551866073_n

“Kisha nderin që të isha i ftuar në këtë promovim dhe ti thoja disa fjalë për mikun tim, autorin e librit, Hajdin Abazi -Lum Haxhiun. Në njërën anë, të flasësh për Lumin është lehtë sepse ke çfarë të thuash. Por , në anën tjetër është shumë vështirë, sepse sa do që flasësh , asnjëherë nuk do të arrish ta thuash as minimumin e atyre që i meriton Lumi. Si student kisha dëgjuar për “REXHÈN”, ndërsa gjatë luftës kisha fatin shumë të mirë që ta njihja LUM HAXHIUN e Rekës së Keqe e të takimit historik me diplomatin amerikan Hollbruk..  Por, e them me shumë çiltërsi, kisha fatin e shkëlqyeshëm që pas luftës ta njihja Hajdin Abazin e vërtetë.  Pra, e njoha Hajdinin prej të cilit përfitova shumë në ngritjen time politike, duke qenë një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt.  Mërgata jonë në Suedi nuk është ndonjë potencial i madh ekonomik në raport me mërgatën që e kemi në SHBA, Zvicër e Gjermani. Por, e vërteta është se mërgata jonë në Suedi ka një potencial të madh intelektual dhe atdhetar. Dhe më së miri këtë e dëshmon edhe vet prezenca e shumë personaliteteve në këtë promovim.  Miku im dashur LUM , pjesëmarrja kaq e madhe e kaq kualitative është dëshmia më e mirë e autoritetit dhe respektit që ju gëzoni në mesin e mërgatës shqiptare në Suedi. Vlerat humane dhe aktiviteti juaj atdhetar tanimë janë vulosur me mirënjohjen nderit dhe respektit.  Të lumtë LUM HAXHIU!” ka thënë me këtë rast Mustafa.

Për këtë organizim perfekt, mirënjohje dhe falënderim i veçantu i’u bë edhe  Drejtorit të Qendrës Kulturore në Suedi, veprimtarit e atdhetarit  NAIM SADIKU!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img