23,04,2024

Në kufirin me Rusinë arrin edhe një FUQI USHTARAKE (Video)

Must Read

Ushtarët gjermanë kanë aterruar në aeroportin në Kaunas, ka konfirmuar ministria lituane e Mbrojtjes, ku më pas janë drejtuar në bazën në qytetin Rukla, në pjesën qendrore të vendit.

Atje personalisht i ka pritur presidentja e Lituanisë, Dalija Gribauskaite, transmeton lajmi.net.

Gribauskaite ka deklaruar në ceremoni e pritjes së batalionit gjerman që vendosja e trupave të NATO-s në Lituani dërgon mesazh të fuqishëm që Aleanca është e fuqishme dhe e bashkuar.

“Lituania kurrë më herët nuk ka pritur forca ushtarake të kësaj madhësie dhe integriteti”, ka thënë ajo.

Ushtria gjermane muajin e kaluar ka filluar të dërgojë me tren në Lituani 200 automjete ushtarake, përfshirë edhe 30 tanke, si dhe 450 ushtarë.

Ky do të jetë kontingjenti më i madh në kuadër të batalionit multinacional nga rreth 1200 njerëz

Belgët dhe holandezët tashmë janë vendosur, derisa ushtarët nga Luksemburgu, Norvegjia, Franca dhe Kroacia do të vendosen gjatë vitit 2017 dhe 2018.

Pas amerikanëve dhe gjermanëve, në Baltik do të arrijnë edhe britanikët, kanadezët, francezët, danezët… të gjithë për të kompletuar 4000 ushtarë të NATO-s të cilët do të kenë për qëllim stabilizimin e rajonit dhe mbrojtjen nga kërcënimet eventuale ruse.

Ky lajm ka ardhur vetëm një ditë pasi që presidenti rus, Vladimit Putin urdhëroi testim urgjent të gatishmërisë luftarake të aviacionit rus. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img