05,05,2024

Në grabitjen e bankës në Vlorë, u vodhën 40 mijë euro

Must Read

Sipas Policisë, “nga hetimet e mëtejshme, dyshohet se pas kryerjes së vjedhjes, autorët janë larguar me një autoveturë të markës “BENZ-250”, me targë 453AJL06 në ngjyrë të bardhë, pasi në ndjekje e sipër nga shërbimet e policisë, u bë e mundur gjetja e këtij mjeti, i braktisur në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës speciale të prapambetjes së lehtë mendore.

Nga veprimet e kryera për automjetin e dyshuar të përdorur nga autorët në këtë ngjarje, rezulton se është vjedhur në datën 10.07.2016, në lagjen “Rilindja” Vlorë, pranë rrugës Transballkanike. Për vjedhjen e këtij automjeti, nga ana e Policisë janë kryer veprimet proceduriale dhe automjeti rezulton i shpallur në kërkim.

Gjithashtu, sipas inventarit të mbajtur nga ana e Auditit të Bankës, dyshohet se autorët kanë mundur të marrin një sasi prej 6 milionë lekë dhe 33 695 euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vazhdojnë hetimet për të sqaruar edhe rolin e shërbimit të sigurisë private që ka nënshkruar kontratë për sigurinë e bankës.

Policia po punon intensivisht për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes,” thuhet në njoftim.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img