28,04,2024

Në fshatin Pleshinë të Ferizajt asfaltohen 10 rrugë

Must Read

Ferizaj.02,11.2016. Të mërkurën në Pleshinë janë asfaltuar 10 rrugë të këtij fshati.

Ndezjen e makinerisë për asfaltimin e rrugëve në fshatin Pleshinë e bëri numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai më këtë rast ka vlerësuar se asfaltimi i këtyre rrugëve në fshatin Pleshinë ka rëndësi tepër të madhe për banorët e kësaj ane.

“Jam shumë i lumtur që sot po realizojmë këto projekte në përfundim të zonës së verës dhe para futjes në dimër, dhe jam shumë i kënaqur që edhe përfituesit e këtij tenderi “Berisha Kompani” dhe “Bageri Kompani” po e realizojnë në mënyrën më të mirë të mundshme kwtw projket. Jam i impresionuar që në këto rrugë ka dal edhe shkalla e ngjeshmwrisw 100 kilonjuton që nënkupton një afat më të madh të qëndrueshmërisë, se sa të gjitha rrugët e tjera që janë realizuar në këtë anë”, ka thënë kryetari Svarqa, duke falënderuar edhe banorët e fshatit Pleshinë që kanë liruar pronat e tyre, vetëm e vetëm që projekti i rrugëve të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndërsa banorët e këtij fshati, janë shprehur mirënjohës Komunës së Ferizajt, për asfaltimin e rrugëve të tyre. Ata thanë se asfaltimet e rrugëve kanë qenë të domosdoshme të bëhet për shkak se tashmë po afrohet edhe koha e dimrit.

Gjatësia e rrugëve në fshatin Pleshinë është mbi 2 kilometra e gjysmë , ndërsa vlera e këtyre projekteve është mbi 150 mijë euro.

14923097_10209071666847154_1852809703_o 14958060_10209071667047159_584481246_o 14963533_10209071665967132_138104920_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img