19,11,2024

NE, FITIMTARËT, GJYKATA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË DHE MITI SERB!

Must Read

Dr. Sc. Salihe Salihu

Botërisht është i njohur fakti që sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës janë legjitime dhe këtë legjitimitet e ka ri-fuqizuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 22 korrik 2010.

Në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte dhënë përgjigje përfundimatare se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me normat ndërkombëtare dhe me këtë ri-fuqizohej legjitimiteti i sovranitetit të Kosovës. Ky legjitimiteti ishte dhe është një nga vlerat thelbësore për qenësinë e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Me këtë legjitimitet Kosova para çdo instance ndërkombëtare është fituese dhe e kapitalizuar si shtet.

Në bazë të këtij vështrim legjitimiteti i Kosovës është i pakontestueshëm mirëpo Serbia po tenton që të shemb këtë realitet duke përdorur çdo mjetë për të lëkundur mbështetjen e Bashkësisë Ndërkombëtare për Kosovën si shtet sovran.

Veprimet subversive të Serbisë të koordinuara ngushtë me Rusinë kanë gjetur hapsirë për të depërtuar në instanca ndërkombëtare dhe kërkojnë rikthimin e status-quos së Kosovës së paraluftës. Rishqyrtimit i kërkesës së Serbisë është mundësuar pasi që Bashkësia Ndërkombëtare nuk e detyroj Serbinë që të kërkon falje për veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë dhe në ish Jugosllavi.

Sido qoftë, gjendja e krijuar është e rrezikshme. Ndonëse ne, fitimtarët, besojmë në drejtësi por një gjë duhet t’a kemi të qartë se që nga kohët e lashta jo rrallë herë panelet e drejtësisë kanë vendosur në favor të të fuqishmëve. Jo rallë herë drejtësia nuk ka triumfuar apo ka mbetur e heshtur duke lënë njerëz e popuj nën mëshirën e fatit të tyre. Tani, gjendja e rrezikshmërisë ne, fitimtarëve, na ka vetëdijësuar të gjithëve se luftën që me armë e përfunduam me armikun nuk është përmbyllur përjetësisht.

Në fakt, si de facto ashtu edhe de jure Kosova është shtet dhe këtë realitet e ka të vështirë ta pranoj shteti fqinjë Serbia e cila në vend që të kërkon falje për dëmet e shkatuara nga veprimet e saj gjenocidale në Kosovë e në Bosnje tani riaktualizon humbjen e para 21 vjetëve.

Metoda e Serbisë që humbjet t’i kthen në mite për përdorim të politikave të saja hegjemoniste është e njohur edhe në kohërat e më parshme. Serbia këtë metodë për të riakutalizuar humbjen po tenton që të krijon një mitë të ri, të ngjajshëm sikurse mitin e vitit 1389, për të gravuar në psiqiken e gjeneratave të reja mision e tyre hegjemonist, për të luftuar për mitin e ri sepse miti i vjetër nuk ju dha rezultatet e pritura.

Mirëpo, përpjekjet e ndërtimit të këtij miti të ri të Serbisë duhet të zhveshen para gjithë botës. Mitet e këtilla duhet të marrin goditje vdekje-prurëse që kurrë më të mos ketë vend apo që të lejohet ndonjë alternativë që të helmohen gjeneratat e reja, që të lejojmë helmimin e vazhdueshme të brezave për të ndezë luftëra në mes fqinjëve apo për të sunduar të tjerët.

Ne fitimtarët duhet të vetëdijësojmë ndërkombëtarët në çdo takim dhe në çdo formë komunikuese apo duke ju dërguar shtojca sqaruese për qëllimet e miteve ogurzeza të Serbisë, . Ne fitimtarët duhet që në cdo mesazh të shprehim shqetësimet tona që Serbia me përpjekjet për të krijuar një mitë të ri për Kosovën dëshiron t’a destabilizoj jo vetëm Kosovën por tërë rajonin.

Ne fitimtarët duhet me të gjitha argumentet, dokumentet e çdo lloj fakti të dëshmojmë se përpjekja e Serbisë me prezentue mite të reja është luftë nxitëse dhe shemb çdo mundësi për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon. Ne duhet të gjejmë forma dhe mënyra që ti bindemi ndërkombëtarët që të ndërmarrin masa sa ma parë kundër Serbisë sepse mund të bëhet vonë sikurse ndodhën vonesat në vitet e 1990-ta.

Mirëpo, para se gjithash ne fitimtarët duhet të jemi më unik se në vitet e 1990-ta dhe të flasim me një zë e mos të krijojmë konfuzione siç patëm krijuar dy dekada më herët. Pasojat e përçarjes së atëhershme ende janë aktuale në mes nesh mirëpo një gjë duhet të jemi të vetëdijshëm që vetëm të unifikuar mund të mbrojmë fitoret tona legjitime dhe vlerat e arritura.

Ne, fitimtarët, nuk presim që Serbia në mënyrë të vullnetshme ta pranojë dhe njohë lirinë e popullit shqiptarë por shpresojmë që ndërkombëtarët të bëjnë trysni të mjaftueshme dhe t’a detyron Serbinë por edhe shtetet tjera që t’a respektojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Detyrimi në këtë rast është i vetmi mjet që të garanton lirinë tonë njëherë e përgjithmonë si dhe të sjellë Paqën e Përjetshme në këtë pjesë të Ballkanit. Me Paqen e Përjetshme do të fitoj jo vetëm Kosova por edhe Serbia e rajoni sepse do të krijohet një klimë e orientuar nga progresi nga perspektiva për të siguruar të ardhme me fqinjësi paqësore për gjeneratat e të gjitha etnive.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img