Ferizaj.29.06.2018. Lidhja Demokratike e Ferizajt në një konferencë për medie, edhe sot ka vazhduar me dhënien e sqarimeve në lidhje me disa akuza që në mbledhjen e kuvendit të Ferizajt I ngriti kryetari I Ferizajt Agim Aliu.
Në këtë konferencë, ish Drejtori i DSHMS-së Burim Karameta ka reaguar në lidhje me projektin e OJQ-së “Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve” në vlerë prej 30 mijë euro.
Karameta në lidhje me këtë projekt ka thënë se bëhet fjalë për një projekt humanitar cili në fokus ka pasur përmirësimin e kushteve të banimit të banorëve të komuniteteve në komunën e Ferizajt. Ai ka thënë se kryetari Aliu qëllimisht ka ka manipuluar këtë fakt të marrëveshjes por edhe datën e kësaj marrëveshje.
“Në njërin nga diskutimet e tij, ai iu drejtua kuvendarëve dhe qytetarëve me të pavërtetën e radhës, duke tentuar të manipulojë me një marrëveshje ndërmjet Komunës së Ferizajt dhe OJQ “Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve”, të 3 majit 2017, sipas së cilës Komuna e Ferizajt do të particionte me 30 mijë euro për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të banimit të këtyre komuniteteve në komunën e Ferizajt. Por z. Aliu u përpoq ta manipulonte këtë fakt, duke e cituar me qëllim gabimisht marrëveshjen. Ai tha se gjoja Komuna e Ferizajt paska investuar për ndërtimin e shtëpive të komunieteve pakicë në komunat e Lipjanit, Vushtrrisë, Fushë Kosovës dhe të Prizrenit, duke cituar pjesën e marrëveshjes, e cila flet për përvojat e ngjashme të OJQ-së në këto komuna në vitet 2012, 2013, 2014, 2015 dhe 2016. Nuk është për t’u besuar se z. Aliu e bëri këtë gabim nga huqja. Ai qëllimisht po përpiqet t’i ndryshojë faktet, për ta manipuluar kuvendin dhe publikun, duke u orvatur që në vazhdimësi ta paraqesë veten si gjoja njëfarë viktime të qeverisjes së kaluar, në rolin e engjëllit shpërtimtar, i cili ka ardhur në pushtet si një mesia për ta shpëtuar komunën e Ferizajt, por ja që nuk po e lë e kaluara” ka thënë ish drejtori Burim Karameta
Ndryshe ne seancën e Kuvendit kryetari I Ferizajt Agim Aliu ka bërë të ditur se ky memorandum bashkëpunimi ka paraparë ndërtimin e disa shtëpive për komunitete në komunat tjera të Kosovës por jo edhe në Ferizaj.
“ Kemi kontratë mes komunës së Ferizajt dhe OJQ-së “Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve”. Së fundi më 06.12.2017 , pas përfundimit të zgjedhjeve, në fakt vetëm dy javë para se të dorëzohet pushteti. është thënë se duhet të barten këto obligime.Vlera është 30 mijë euro. Nuk është problemi te bartja e këtyre parave por ne kemi titullin e punës Kryetar të Komnës së Ferizajt apo jemi kryetar të Komunës së Lipjanit , Vushtriisë , Fushë Kosovës , Prizrenit, pas ky projekt parasheh që të ndërtohen shtëpi atje. Ne kemi me dhjetra shtëpi të pa përfunduara sociale ndërsa kemi nënshkruar memorandume për komunën e Lipjanit, Vushtrisë, Fushë Kosovës, Prizrenit e gjetiu.” ka thënë kryetari Aliu.
Ndërsa dega e LDK-së po konsideron se në këtë rast, sikurse në rastin e Stadiumit po manipulohen faktet se se para qytetarëve po pasqyrohen të pa vërteta.
Madje ish drejtori Karameta ka shtuar se ende nuk po shihet ndonjë veprim pozitiv I pushtetit.
“Ky nuk ishte fakti i vetëm që u manipulua pa skrupuj nga kryetari i Komunës Agim Aliu në mbledhjen e fundit të KK-së. Ai tha të pavërteta edhe lidhur me morandumin për stadiumin e qytetit, për të cilin kemi folur më parë.
Z. Aliu duhet të fillojë investimet zhvillimore në komunën e Ferizajt dhe ta realizojë planin e vet qeverisës, nëse e ka, sepse publiku ende nuk e ka parë as planin e tij vjetor, as atë të qeverisë që ai e drejton, madje nuk ka parë as ndonjë investim të rëndësishëm gjatë gjashtë muajve të qeverisjes së tij. Gjatë kësaj periudhe ai është përpjekur që t’i hedhë pluhur syve publikut me ca veprime të imëta, duke i paraqitur ato me shumë pompë në mjetet e informimit, për të krijuar imazhin e një qeverisjeje, e cila gjoja po punon shumë. Lidhja Demokratike në Ferizaj do të punojë për demaskimin, për demistifikimin dhe dekonspirimin e figurës së Agim Aliut, njeriut që shtiret si engjëll shpëtimtar, por nuk ka treguar asgjë me qeverisjen e tij në këtë gjashtëmujor të humbur për qytetarët e Ferizajt” ka thënë ish drejtori Burim Karameta, kryetar i komisionit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale i Degës së LDK-së në Ferizaj