20,11,2024

Edhe në Ferizaj shpaloset projekti qeveritar “Çdo familje me një të punësuar”

Must Read

Pasditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, shoqëruar edhe nga Drejtori i Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha, kanë marr pjesë në një bashkëbisedim me përfaqësues të familjeve që janë pjesë e skemës sociale në Ferizaj.

Zëvendëskryeministri Limaj, gjatë këtij takimi kërkoi nga të rinjtë që t’i drejtohen Qendrës për Punësim, në mënyrë që ta kenë me të lehtë ta gjejnë një vend pune.

“Shqetësimet që thonë se ne punojmë por na u ndalet ndihma, këto shqetësime jemi duke i marrë me i trajtu se si me i stimulu me punu, po u flas burrave, unë e marrë me mend se është e vështirë me shku me marrë atë ndihmë sociale në shallter, shumë më mirë është me u djersë tu bajt blloka e cement, me u djersë e m’i marrë 250-300 euro se sa me shku me i marrë 150 euro, nuk është puna tek paret, por tek shprehia e punës, kemi nevojë për shprehi të punës, në qoftë se sot nuk e krijojmë shprehin e punës askush nuk mundet me na mbajt përjetësisht dhe ajo çka ne po kërkojmë është t’i ndihmojmë njëri tjetrit, më mirë me i marrë 300 euro me punë mandej me shku te shteti me i thanë ndihmomë për arsim, largoma problemin e shëndetësisë, ujin, rrymën, pra me marrë pare e as mos me lëvizë as ju mirë, por edhe shteti mbetet i lodhtë”, tha Limaj.

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale Skënder Reçica, tha se përmes këtij projekti po synojnë zbutjen e papunësisë në vend.
“Ky takim sot është pjesë e projektit tonë si ministri në lidhje me punësimin e një anëtari të familjeve që nuk kanë asnjë të punësuar dhe në rastin konkret që lidhet me kategorinë e dytë përfitues të skemave sociale, për këtë ne si ministri dhe me mbështetje të qeverisë jemi shumë të përkushtuar që juve t’iu ofrojmë atë që meritoni, që t’iu ofrojmë të ardhura me djersën tuaj”, tha Reçica.

Ndërsa, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, përmendi iniciativat që i ka ndërmarrë qeveria që ai udhëheq në përmirësim të jetës së qytetarëve ferizajas.
“Masat që unë kam marrë që 4 muaj sa jam kryetar i komunës e që lidhen me çështjet sociale janë themelimi i një këshilli ndërdrejtorial për zhvillimin ekonomik të komunës, prandaj ky mekanizëm është themeluar për herë të parë në nivel vendi që ka për qëllim hartimin e politikave zhvillimore ekonomike dhe fillimin e realizmit të fondit të punësimit, gjatë kësaj kohe kemi mbështetur dhe fuqizuar organizatat të cilat përfaqësojnë kategoritë më të ndjeshme sociale siç janë personat me nevoja të veçanta, gjatë kësaj periudhe kemi dimensionuar raportin tonë të bashkëpunimit me Qendrën për Punë Sociale dhe mekanizmat tjerë qeveritar të kujdesit social”, tha Aliu.

Në këtë takim, ndër të tjera Kryetari i Ferizajt para të pranishmëve theksoi: “Vizioni i qeverisjes sonë në fushën e politikave sociale është i sendërtuar mbi parimin e solidaritetit dhe kujdesit të shtuar institucional. Ne në platformën tonë qeverisëse kemi të integruar pakon e masave që i takon nivelit lokal të cilat do t’i zbatojmë në fushën sociale”- theksoi Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Në këtë takim ku pjesëmarrës ishin zyrtarë të institucioneve të kujdesit social, qindra familjarë të përfshirë në skemën sociale në Ferizaj u prezantua gjerësisht implementimi i politikave si çështja e punësimit të një anëtari të familjeve që nuk kanë asnjë të punësuar, ndërlidhur me kategorinë e dytë të shfrytëzuesve të Skemës së Ndihmës Sociale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img