Në këtë turne po marrin pjesë ekipe nga Zvicra,Norvegjia, Mali i zi, Maqedonia,Shqipëria dhe Kosova , nga këto vende po marrin pjesë 37 ekipe.
Turneun e ka shpallë të hapur i pari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, i cili tha se sportistët janë ata të cilët po ecin një hap para politikës, janë ata të cilët po arrijnë atje ku ne ende s’po mund të arrijmë.
“Është një sport i cili paraqet datën e fillimit të këtij sporti në Ferizaj para 39 vitesh nga punëtori i palodhshëm sportive dhe legjenda e karatesë ferizajase Fahri Mahalla. Ky masovizim i sotëm dhe ky organizim i atribuohet juve punëtorëve të sporteve, e në bashkëpunim me Drejtorinë e sporteve po arrini që t’i vëni themelet e para të një organizimi i cili jam shumë i sigurt që do të shënojë një histori të lavdishme. Këta sportit janë ata të cilët do të na përfaqësojnë atje ku ne nuk do të mund të arrijmë, sportist kudo që po marrin pjesë po stolisen me medalje dhe kupa , siç është edhe rasti i garueses ferizajase Alma Loku”, ka thënë kryetari Svarqa.
Me këtë rast edhe kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës Fadil Arifi ,tha se sportistët me rezultatet e tyre jan ata që po na bëjnë të ndjehemi krenar edhe para botës. Ai me këtë rast ka përshëndetur edhe këtë turne i cili për herë të parë po organizohet në Ferizaj.
“Sot po i vehet themeli i një aktiviteti të fuqishëm i cili do të shtyjë përpara këtë sport. Asnjëherë nuk jam ndier më i kënaqur kur jam kthyer nga garat, kur jemi kthyer me rezultate nga ku edhe bota po mahnitet me rezultatet e sportistëve tanë, duke falënderuar rezultateve që po arrijnë sportistët tanë” tha Arifi.
Turneun përmes një telegram e ka përshëndetur edhe profesori Fahri Mahalla, punëtor sportiv dhe legjenda e karatesë ferizajase.
Në fund të kësaj ceremonie sportistëve të dalluar dhe atyre që kontribuuan në msovizimin dhe suksesin e sporteve luftarake këshilli organizativ ndau edhe mirënjohje.