09,11,2025

Në Ferizaj organizohet Java e Femrës së Guximshme

Must Read

Ferizaj.12.03.2017.  Në qytetin e Ferizajt  nga nesër organizohet java e Femrës së Guximshme, një javë e mbushur me shumë aktivitete për të drejtat  dhe liritë e  femrës.

Organizuar nga Sektori i Rinisë në Ferizaj dhe grupi i vajzave  vullnetare, Java e Femrës  së Guximshme organizohet për  5 ditët rresht duke filluar nga 13 Mars  deri më 17  Mars 2017.

Gjatë kësaj jave   ky grup do të bëjë fushatë  për të drejtat e grave,duke përfshirë edhe të drejtën  për të votuar, për të mbajtur poste publike, për të punuar, për paga të drejta apo pagesë të barabartë,për të poseduar pronë, për arsim,të kenë të drejta të barabarta  në martesë dhe të kenë pushimin e lindjes.

Temë e kësaj fushate do të jetë edhe mbrojtja nga përdhunimet, ngacmimi seksual dhe nga dhuna në familje.

Kjo fushatë  do të organizohet nën moton” Unë nuk mund të ndryshoj drejtimin e erës, por mund të rregulloj “velat e mia” për të arritur në destinacion”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img