16,05,2024

Në Ferizaj ndizen qirinj në nderim të Liridona Ademajt

Must Read

Grupi i asambleistëve të Kuvendit të Komunës sonte në sheshin e qytetit “Adem Jashari”, kanë bërë ndezje e qirinjëve në nderim të jetës së Liridona Ademajt.

“Sonte bashkë me një grup të përbërë nga gra asambleiste dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, po ndajme me ju një veprim simbolik.
Kjo ngjarje simbolizon shenjën tonë të fortë të bashkëlidhjes dhe solidaritetit për Liridonën, një grua e cila humbi jetën nga vrasja brutale nga burri i saj.

Nuk mundemi të qëndrojmë të heshtur ndaj dhunës dhe vrasjen ndaj grave, nënave dhe motrave tona.
Kjo ngjarje tragjike na detyron të ngrisim zërin dhe të ndërgjegjësojmë shoqërinë.

Përmes qirinjëve, ne dëshirojmë të shprehim zemërimin tonë ndaj këtij akti barbarë”, ka thënë Mimoza Sojeva-Pajaziti, kryetare e grupit të grave.

Vrasja e Liridonës ka marrë vëmendje të madhe, pasi fillimisht ajo ishte raportuar nga Policia e Kosovës si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Ngjarja e rëndë u shënua më 29 nëntor 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë të Kosovës. Atë natë Murseli kishte rrëfyer në polici se kishin rënë pre e një grabitjeje teksa kishte qenë në makinë me Liridonën dhe fëmijët, por hetimet dhe provat çuan në një pistë tjetër. Dhe më 1 dhjetor, pak orë pas ceremonisë mortore të Liridona Murselit, u njoftua arrestimi i Naimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img