29,04,2024

Në Ferizaj, me homazhe te varrezat e Dëshmorëve shënohet 28 Nëntori-Dita  e Flamurit

Must Read

Ndonëse mot i ftohtë, nuk ndalën lumin e njerëzve në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, në nderim të jetës dhe sakrificës për lirinë të djemve dhe vashave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në këtë ditë feste mbarëkombëtare, 28 Nëntorin e Flamurit, Pavarësisë së shtetit shqiptar, epokës së lavdishme të Kryetrimit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe triumfit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj robërisë serbo-sllave, në këtë nëntor kur shteti shqiptar e flamuri kombëtar po shënon 111 vjetorin.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, drejtorë të drejtorive komunale, drejtues e përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore dhe qindra qytetarë u përkulën pranë gurit të varrit të Dëshmorëve të Kombit dhe vendosën buqeta lulesh në Lapidarin e Dëshmorëve të Kombit.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për këtë ditë të shënuar të kombit shqiptar dhe nderimin e sakrificës së Dëshmorëve të Kombit tha se janë ata që dhanë jetën por mbajtën gjallë shpirtin e frymëzimin.

“Me homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, edhe në këtë ditë lavdie e krenarie, 28 Nëntorin e shqiptarëve, kujtojmë e përkulemi, sa të jetë jeta, për sakrificën sublime të Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri, në çdo etapë të historisë sonë kombëtare! Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri! Urime 28 Nëntori! Urime festat e lavdisë e krenarisë kombëtare! ”ka thënë Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img