17,11,2024

Në Ferizaj mbahet panairi i punës (Foto)

Must Read

Në hapje të panairit morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale por edhe përfaqësues të GIZ-it gjerman,që kanë mundësuar organizmin e këtij panairi.


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka vë në dukje se ky panair përbën vend takim të punëdhënësve dhe punëmarrësve, teksa ka shtuar se përkushtimi i institucioneve mbetet përkrahja e bizneseve me qëllim të zbutjes së shkallës së papunësisë, e cila sipas tijn në Kosovë është shumë e lartë.


Në emër të kryetarit të Ferizajt zv/ministri i Financave,Mustafë Grainca, ka vë theksin në atë se edhe komuna e Ferizajt është e interesuar që të kontribuoj në punësim dhe përkrahje të bizneseve. Ka shtuar se komuna e Ferizajt për këtë qëllim kat themeluar fondin e punësimit dhe fondin për mbështetjen e bizneseve.


Organizimin e këtij panairi e ka përkrahur organizata gjermane GIZ

Julia Beger nga kjo organizatë ka thënë se ky panair po organizohen për të tretën herë në Ferizaj dhe se janë rreth 600 vende pune që ofrojnë këto kompani

“Është moment i mirë që punëkërkuesit ta shohin veten se në këtë panair mund ta gjejnë veten “,ka thënë ajo.

Edhe drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Zekir Bytyçi, ka shtuar se përfitimet nga panairi janë reciproke. Panairi është një ditor. Komuna e Ferizajt po vlerësohet si komuna që ka kapacitete për përfshirjen e një numri të punëkërkuesve në procesin e punës.

Punëkërkuesit nga rajoni i Ferizajt e kanë pasur sot mundësinë që të aplikojnë për ndonjë vend pune.

Kjo në kuadër të panairit një ditor të punës në të cilin pjesëmarrës kanë qenë mbi 50 kompani të ndryshme.

Njëra ndër të interesuarat ka qenë edhe Remzije Elezi nga Ferizaj. Me profesion psikologe, interesimi i saj është fokusuar në organizatat që ofrojnë shërbime nga fusha e saj profesionale.

Në anën tjetër edhe punëdhënësit janë shprehur pro këtij organizimi duke thënë se i kontribuojë identifikimit të fuqisë punëtore me interes për ta .

Naim Kurtaliqi nga Kompania “Intergraf”, ka thënë se panairi I kontribuon gjetjes së fuqisë punëtore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img