19,04,2024

Në Ferizaj fillon Festivali Ndërkombëtar i Muraleve

Must Read

Për herë të parë në Kosovë, sot në Ferizaj ka filluar   Festivali Ndërkombëtar i Muraleve.

Në këtë festival do të marrin pjesë rreth 40 artistë vendor e ndërkombëtar.

Gjatë gjashtë ditëve sa do të zgjas ky festival, do të punohen murale në pjesë të ndryshme të qytetit të Ferizajt.

Hapjen zyrtarë të këtij festivali e bëri kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai me këtë rast ka thënë se një numër i tillë festivalesh, dëshmon forcën e madhe krijuese dhe nevojën e qytetarëve të Ferizajt për të shijuar vlera artistike.

“Pushteti lokal i Ferizajt vazhdimisht ka bërë përpjekje që të shfrytëzojë të gjitha mundësitë financiare dhe mbështetëse, për të ndihmuar organizimin dhe funksionalitetit e këtyre festivaleve. Por synimi ynë kryesor është që ato të jenë cilësore dhe të përmbushin pritjet e qytetarëve dhe të klubeve kulturore e artistike. Jam i gëzuar që energjitë krijuese të ferizajasve në lëmin e arteve pamore, tani e tutje e kanë edhe një mundësi shprehëse. Ky festival, përveç ofrimit të mundësive për krijuesit, ua mundëson qytetareve të Ferizajt që t’i shijojnë çdo ditë të vitit veprat që do të vendosen në vende të dukshme, duke e bërë qytetin tonë më të bukur. Shpresoj se ky festival dhe të tjerët që do të mbahen pas tij, do ta luajnë edhe rolin e edukimit estetik të të rinjve dhe të qytetarëve në përgjithësi”, ka thënë kryetari Svarqa.

Të pranishmit në këtë festival i ka përshëndetur edhe ideatorja e këtij festivali, njëherësh kryetarja e Shoqatës së Artisteve Figurativ “Zef Kolmbi” në Ferizaj Lebibe Topalli si dhe drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Naim Ferati.

U bë e ditur se gjatë këtij festivali do të jenë 10 mysafirë ndërkombëtare dhe 25 të tjerë nga Kosova, ku 35 artistë do të realizojnë muralet me mozaik por edhe me grafitet 3d./FERIZAJPRESS

14360540_1129154947131417_1124800008_o 14359702_1129155120464733_588761948_o 14394006_1129155243798054_1793093966_o 14375403_1129155090464736_343588417_o 14393404_1129136007133311_754241657_o 14339267_1129136093799969_869684790_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img