19,11,2024

Në çfarë moshe duhet t’u japim celular fëmijëve, ja ç’thonë psikologët për efektet e padëshirueshme

Must Read

Vitet e fundit, fëmijët kanë filluar të mbajnë telefon celular në moshë shumë të vogël, pa hyrë ende në fazën e adoleshencës. Prindërit shprehen se kjo gjë i ndihmon ata të jenë të sigurt e të mbajnë komunikim të vazhudesëhm pas shkolle, kur janë vetëm. Megjithatë, përdorimi i celularëve nga fëmijët ka disa rreziqe.

Rreziqet
– Janë të ekspozuar ndaj faqeve të internetit, të cilat kanë përmbajtje dhune, seksi etj, të cilat janë të papërshtatshme për moshën e tyre.
– Janë më të rrezikuar nga ngacmimi kibernetik. Nëse më parë kishit merak derisa fëmija të vinte në shtëpi, me një telefon me vete, rreziku është i pranishëm kudo.
– Mund të bëhen asocialë, sepse duke qenë më të përqëndruar në komunikimin virtual, do të kenë më pak kohë të takohen fizikisht me miqtë.
– Mund të krijojnë varësi nëse e përdorin që në moshë të vogël.
– Mund të rrinë zgjuar natën, duke lundruar në internet.

Por, nëse për sigurinë e fëmijës, jeni të detyruar ta pajisni me telefon duhet të keni parasysh :
– Kontrolloni çdo aplikacion që përdor fëmija dhe personat me të cilët kontakton.
– Mos e lejoni të luajë me lojëra në telefon.
– Blijini telefon të thjeshtë, jo smartphone.
– Vendosini limite kohore.
– Duhet të dini kodin e telefonit.
– Merrjani telefonin të paktën një orë para se të flejë.
– Mos e lini në karikim në të njëjtën dhomë ku fle fëmija. pernenat.al

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img