Kjo është një arritje e madhe për të gjithë shqiptarët në Maqedoni, për shkak se këta shtatë kandidat shqiptarë do të mbarojnë trajnimin dy vjeçar në këtë Akademi dhe më pas u garantohet që të emërohen gjykatës ose prokurorë në Institucionet gjyqësore në Maqedoni, raporton agjencia e lajmeve Zhurnal.
Ky konkurs i cili u hapë para 6 muajve, sot përfundimisht u bo e ditur se nga 37 kandidatët, shtatë prej tyre janë shqiptarë, një kandidat i komunitetit turk dhe nje kandidat i komunitetit boshnjak. Ky vendim morri dritë jeshile sot nga Keshilli drejtues i Akademisë për Gjykatës dhe Prokuror Publik “Pavel Shatev” – Shkup.
Me këtë vendim të sotëm që mëson ekskluzivisht Zhurnal, përfundimisht përgënjeshtrohen zërat e javëve të fundit se në këtë Akademi pranohen vetëm maqedonas , dhe jo shqiptarë.
The post Në Akademinë për Gjykatës në Shkup, për herë të parë në histori pranohen 7 shqiptarë appeared first on Lajminet.