Sot në Gjilan u mbajt takimi i bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal Lindje.
Në takim, kryesuesi i deritanishëm z. Muharrem Svarqa, kryetar i komunës së Ferizajt, falënderoi të gjithë kryetarët e komunave te rajonit ekonomik Lindje, për angazhim dhe bashkëpunim të sinqertë ne zhvillimin e gjithëmbarshëm socio-ekonomik te rajonit.
Me këtë rast drejtoresha e agjencisë, zonja Valbona Tahiri, paraqiti raportin njëvjeçar të performances së kësaj agjencie si dhe planin e veprimit për periudhën e ardhshme kohore. Anëtarët e bordit miratuan raportin njëvjeçar të punës, si dhe atë financiar të AzhR Lindje.
Kryesues i ri i bordit të AZhR Lindje, njëzëri u zgjodh z.Lutfi Haziri, kryetar i komunës së Gjilanit, i cili me këtë rast u zotua për angazhim maksimal dhe përkrahje të fuqishme këtij institucioni, të cilin e vlerësoi si një mekanizëm të rëndësishëm për bashkëpunimin ndër komunal dhe rajonal. Ai po ashtu u zotua për bashkërendim të aktiviteteve të gjithëmbarshme të 11 komunave të rajonit ekonomik lindje, duke theksuar se komuna e Gjilanit, si njëra ndër komunat më të mëdha të këtij rajoni, do të jetë gjithmonë e interesuar për zhvillim te balancuar ekonomik.
Të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim shprehën fjalë mirënjohjeje për punën profesionale dhe angazhimin permanent të stafit të AZhR Lindje.