13,11,2025

Ndikimi i vitaminave të djathit në shëndet

Must Read

Djathi është i pasur me vitamina si B6, vitamina A dhe fosfori Lajme të mira për gjithë ata që e duan konsumimin e djathit. Ky ushqim është i mbushur me shumë vitamina të cilat përmirësojnë dhe mirëmbajnë gjendje të mirë shëndetësore për trupin e njeriut.

Më poshtë lexoni disa nga veçoritë e djathit: Djathi i bardhë është i pasur me vitaminat më të rëndësishme siç janë B6, vitamina A dhe fosfori.

Vitamina B6 ka një funksion thelbësor për metabolizmin dhe formimin e qelizave të reja. Ndërkohë vitamina A falë antioksidantëve që përmban, lufton të gjitha radikalet e lira.

Fosfori, i fundit në radhë po jo nga rëndësia, është një mineral që gjendet në secilën qelizë të organizmit tonë. Ai ndihmon stomakun të ruajë ekuilibrin e aciditetit.

Në bashkëveprim me kalciumin ai rigjeneron dhe ndërton qelizat kockore për rritjen dhe jetëgjatësinë e organizmit. Këto vitamina dhe minerale, nëse konsumohen në mëngjes, arrijnë të ruhen në organizëm dhe e kryejnë funskionin e tyre përgjatë gjithë ditës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img