27,08,2025

Ndërron jetë oficeri i FKS-së Hiser Muja

Must Read

largea_unnamed1461429238-1900x700_c

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar sot se ka ndërruar jetë oficeri i FSK-së, kapter Hiser Muja, i cili aktualisht po kryente punën e zëvendëskomandantit të togut të mbështetjes në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së, MFSK-së dhe të gjithë miqtë, shokët dhe dashamirët se ka ndërruar jetë oficeri i FSK-së kapter Hiser MUJA. Aktualisht kapter Hiser Muja ka qenë duke kryer detyrën e zëvëndës komandantit të togut të mbështetjes në kazermën ‘’SKËNDERBEU’’ Ferizaj. Kapter Hiser Muja është I lindur në Prizren me 04.02.1970, Prizren, ku edhe ka qenë me vendbanim. Kapter Hiser MUJA ka qenë pjestarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Pashtrikut, pjesëtarë i Brigadës 125. Pas transformimit të UÇK-së në TMK kapter Hiser MUJA ka shërbyer në Zonën e Dytë Mbrojtëse në Brigadën 321”, thuhet në njoftim.

Muja ka qenë i martuar dhe ka pasur tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Ka jetuar në qytetin e Prizrenit me vendbanim në lagjen “Alajdin Xhezairi”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img