Një fëmijë 15 muajsh është paraqitur në Klinikën Infektive para dy ditësh. Mjekët kishin konstatuar se ai kishte qenë i prekur nga sëmundja e fruthit.
Ndonëse ishte vënë nën përkujdesjen e mjekëve, foshnja e komunitetit rom ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta Shneta.
“Fatkeqsisht, kushtet sociale dhe sëmundja e ka bërë të vetën. Fëmija i sëmurë me fruth, përfundoi me fatalitet”.
Ramadani ka bërë të ditur se edhe pacientë të tjerë janë në gjendje të rëndë.
“I kemi edhe 3-4 raste të cilat janë në gjendje të rëndë, por sigurisht se raste të tilla të gjitha i ndalim për përkujdesje në klinikë”, ka shtuar ai.
Deri më tani në Kosovë janë prekur nga fruthi rreth 100 persona.
Ramadani ka bërë të ditur se foshnja 4-muajshe për të cilën Gazeta Shneta ka raportuar ditë më parë, është në gjendje më të mirë.
Aktualisht në Infektivë po trajtohen mbi 80 pacientë. /Gazeta Shneta/