27,04,2024

Ndërron jetë Avdurrahman Reçica, vëllai i deputetit Elmi Reçica

Must Read

Deputetit të Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica i ka vdekur vëllai.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Elmi Reçica, përmes një postimi në Facebook.

Njoftim

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë ju njoftoj se sot ka ndërruar jetë vëllau im, Avdurrahman Reçica.

Varrimi do të bëhet sot në ora 16:00, në varrezat e fshatit Sazli në Ferizaj.

Merasti e vdekjes së Avdurrahman Reçicës, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu përmes një telegrami ka ngushëlluar deputetin Elmi Reçica dhe familjen Reçica.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhembje e pikëllim, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit tonë të shquar, veprimtarit të dalluar e profesionistit shembullor në lëminë ekonomike, ferizajasit Avdurrahman Reçica.

Manin do ta kujtojmë përherë për vlerat e tij, për mirësjelljen e kulturën e lartë që e personifikonte, për qetësinë e urtësinë si virtyte që shënuan karakterin e tij. Ai ishte nga të hershmit veprimtar për lirinë e Kosovës, bashkë me vëllezërit e tij dhe gjithë familjen Reçica.

Sot, i gjithë Ferizaj, të gjithë ne që e njohëm e bashkë punuam me të ndjerin, ndiejmë dhembje e pikëllim, në këtë lamtumirë me bashkëqytetarin tonë shembullor.

Lamtumirë Man!
Veprat e vlerat tuaja, do të shndrrisin kujtimin tënd gjithmonë në kujtesën e ferizajasve e më gjerë!

Ngushëllime të sinqerta familjes Reçica, bashkëveprimtarëve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë të njohurve të të ndjerit!

U prehtë në paqen e parajsës së paskaj, shpirti i tij!, ka shkruar kryetari Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img