Qytetarë të shumtë, struktura udhëheqëse komunale dhe qendrore, por edhe mysafirë nga Maqedonia, Presheva dhe Shqipëria gjatë ditës së sotme kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Shaban-Viçës-Bacit në 10 vjetorin e shkuarjes së tij në amshim.
Kurora të freskta me lule, pran varrit të ndjerit ka vendosur, numri një i qytetit të Ferizajt Agim Aliu, deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës Elmi Reçica së bashku me drejtorin e urbanizimit Lulzim Aliun si dhe këshilltarin komunal Gëzim Haxhimusa për të vazhduar tutje me kurora më lule familjarë të ndjerit, por edhe bashkëluftëtarë të tij.
I vëllai i tij Nazmiu, ka thënë, se Baci përbën një figurë shumëdimensionale, i afërt dhe i dashur, kontributi i tij tashmë është i njohur për të gjithë.
Shaban Viça, kontributin atdhetar e patriotik e ka zhvilluar edhe në trojet tjera të shqiptarisë, në Kosovën Lindore, Maqedoni e Shqipëri. Shokët që kishin ardhur nga këto troje e kanë vlerësuar si një luftëtarë të paepur për çështjen kombëtare.
Synimi i Bacit ka qenë bashkim kombëtar .Këtë e thonë familjarët dhe shokët e tij. Sipas tyre ai edhe ka punuar për sendërtimin e këtij misioni.
Ngushëllimi për familjarët e Bacit, janë shokët e tij të cilët për çdo vit e përkujtojnë .Familjarët këtë kontribut të tyre e vlerësojnë si lehtësim për ta.
Ndryshe, me rastin e dhjete vjetorit të ndarjes nga jeta të Shaban Viçes, një akademi përkujtimore pritet të mbahet në orët e mbrëmjes në Prishtinë, me ç’rast do të shfaqet edhe një dokumentar kushtuar figurës së tij.