22,12,2025

Ndërmarrja “Ambienti” zgjedh bordin e drejtorëve

Must Read

Ndërmarrja publike lokale “Ambienti” e Komunës së Ferizajt, ka zgjedhur bordin e ri të drejtorëve, pas atij bordit i cili për një kohë ishte i përkohshëm. Kjo u bë e ditur nga Ramadan Baliu, kryesues i Komisionit të aksionareve të kësaj ndërmarrje.

Kryesues i Bordit të Drejtorëve të kësaj ndërmarrje është zgjedhur Shefqet Bajrami, ndërsa anëtarë janë: Betim Shabani, Arton Gavazi dhe Xhaferr Mehmeti. Bordi i drejtorëve është zgjedhur në bazë të konkursit të shpallur nga Komisioni i Aksionarëve.

Ndërmarrja lokale “Ambienti”, tashmë ka bërë përzgjedhjen e të gjithë organeve të veta udhëheqëse, ndërsa gjatë muajit të kaluar ka filluar edhe me rigjenerimin e të hyrave.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sportisti ferizajas diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë

Rejan Krasniqi, një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img