29,04,2024

Ndahet nga jeta mjeku i njohur ferizajas Dr. Bahri Goga

Must Read

Sot u nda nga jeta mjeku i shquar ferizajas, mjeku nga plejada e parë e mjekëve ferizajas, Dr. Bahri Goga, e ku me këtë rast, sot (30.01.2024) në ora 14:30 në Teatrin “Adriana” mbahet mbledhje komemorative.

Ngushëllime familjes Goga, kolegëve të profesionit, miqve e të njohurve të të ndjerit! Qoftë i parajsës shpirti i tij!

Me rastin e ndarjes nga jeta të Dr. Bahri Goga, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen Goga.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Ky mëngjes, nisi me lajmin e kobshëm, se u nda nga jeta, mjeku nga plejada e parë e mjekëve ferizajas, bashkëqytetari ynë shembullor e kontributplotë për shëndetësinë ferizajase, i rralli mes nesh, Dr. Bahri Goga.

Ferizaj është sot në zi, ferizajasit janë sot të pikëlluar për lamtumirën që na dha, i veçanti mjek i shëndetit mendor, drejtues institucional, themeltar e konsolidues i shërbimeve shëndetësore në Ferizaj, për merita të cilat, me nder e krenari Ferizaj e mban me dekoratën “Nderi i Qytetit”.

Ai ishte fisnik në profesionin e tij, shpirt human e solidar i pashoq, shembëlltyrë e përkushtimit profesional, kujtim e vepër kjo që do të mbetet e pashlyeshme ndër breza të ferizajasve.

Lamtumirë Dr. Bahri!
Lamtumirë bashkëqytetar i rrallë!

Ngushëllime të sinqerta familjes Goga, kolegëve të profesionit, miqve e të njohurve të të ndjerit.

Shpirti i tij u prehtë në paqen e parajsës së paskaj!, thuhet në Telegramin e ngushëllimit të kryetarit Aliu

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img