29,04,2024

Ndahen 30 laptopë për shkollat fillore “Jeronim de Rada” dhe “Vezir Jashari” në Ferizaj.

Must Read

Komuna e Ferizajt në bashkëfinancim me Programin ROMACTED II të Këshillit të Evropës, ka ndarë 30 laptopë për Shkollën fillore “Jeronim de Rada” dhe “Vezir Jashari” në Ferizaj.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të bashkëpunimit të hershëm të Komunës së Ferizajt me Këshillin e Evropës, respektivisht programit ROMACTED, program që njëkohësisht ka për qëllim përfshirjen dhe avancimin e komunitetit në shoqëri.

Projekti ka qenë i ndarë në dy faza, në fazën e parë ka përfshirë aktivitete direkte në komunitet, përfshirë braktisjen e arsimit, trajtimin e pasojave post-covid dhe kancerin e gjirit, projekt i udhëhequr nga Drejtoria e Arsimit në Ferizaj.

Të dy institucionet zotohen se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen, përmes planeve dhe ideve të reja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img