Nazime Visha kërcënohet me jetë nga gruaja e Fiqiri Muçës

By FerizajPress

April 26, 2016

E veja dhe familja e saj shprehën indinjatën e tyre për lirimin e Nazime Vishës nga burgu, pas faljes së presidentit.

Duket se gruaja dhe djali i Fiqiri Muçës kanë kërcënuar vajzën që i mori jetën ish bashkëshortit të saj, duke e lënë të ve me 4 fëmijë.

Pas kësaj Nazime Visha i është drejtuar gjykatës për një urdhër-mbrojtjeje, e frikësuar se familja Muça do të hakmerret.

“U plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për Nazime Visha, 22 vjeçe, banuese në Zallbastar, sepse është kërcënuar nëpërmjet telefonit dhe dhunuar psikologjikisht nga Menyre Muça dhe Ervis Muça, 44 vjeçe dhe 20 vjeç, banues në fshatin Manzë Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post Nazime Visha kërcënohet me jetë nga gruaja e Fiqiri Muçës appeared first on Lajminet.