13,07,2025

NATO ka një mesazh për Maqedonin

Must Read

NATO kërkon që mandatin për formimin e Qeverisë t’i jepet liderit të partive që kanë mbledhur nënshkrimet e mjaftueshme për të formuar Qeverinë e re.

“Pas përpjekjes së parë për të formuar Qeveri, tani njoftohet se, në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga Presidenti, janë mbledhur nënshkrimet e mjaftueshme të deputetëve. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen në deklaratat dhe veprimet e tyre dhe të marrin vendime për të mirën e të gjithë qytetarëve”, thuhet në komunikatën e NATO-s, shkruan Portalb.

Në komunikatë gjithashtu theksohet se NATO mbetet e angazhuar për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veri-Atlantike, në përputhje me vendimin e marrë në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008 dhe deklaratat e bëra në samitet tjera të NATO-s.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgimi i një të mituri nga Shtimja, dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur

Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img